A1 Report - Sot aksioni i pastrimit, Veliaj: Tirana do ngryset më e pastër

Report TV 2015-09-04

Views 9

TIRANË - Kryeqyteti është zgjuar ?nën pushtetin? e qindra vullnetarëve të cilët janë angazhuar në aksionin e gjerë për pastrimin e Tiranës per nje dite. Bashkë me ta administrata e bashkisë, ushtria dhe shoqëria civile janë përfshirë për të pastruar çdo lagje, rrugë dhe pronë publike në qytet, në aksionin që kryebashkiaku Erion Veliaj ka paralajmëruar një muaj më parë.

?Tirana do të ngryset më e pastër?, ishte mesazhi me të cilin kreu i Bashkisë Veliaj çeli siparin e aksionit nga zona e Liqenit të Thatë në Farkë.

Në 24 njësitë e Tiranës, aksioni udhëhiqet nga administratorët të cilët kanë marrë porositë për secilën zonë nga Kryetari i Bashkisë.

Perfshirja e mjeteve te renda te ushtrise ne kete aksion lindi si nevoje e pastrimit te zonave ku ndotja eshte me e madhe.

Pastrimit të qytetit i janë bashkuar një numër i konsiderueshëm vullnetarësh të cilët për mikrofonin e A1Report kanë kërkuar nga moshatarët e tyre të jenë më të kujdesshëm në hedhjen e mbeturinave.

Aksioni qytetar nisi në orën 08:00 të mëngjesit dhe vijoi deri në orën 11:00 në të gjitha njësitë e Tiranës. Kryebashkiaku Veliaj premtoi se në fund të ditës do të dalë edhe raporti i punës së sotme.

Share This Video


Download

  
Report form