A1 Report - Aksioni i pastrimit të Shqipërinë, nisi sot në mëngjes në të gjitha qytetet e Shqipërisë

Report TV 2015-08-21

Views 13

Aksioni "Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë" ka vijuar edhe në rrethet e tjera të vendit. Ndjekim një vëzhgim të kryer nga gazetarët tanë në rrethe.

Në Shkoder

I pranishëm në këtë aksion ka qënë edhe prefekti i këtij Qarku, Paulin Radovani i cili i ka bërë thirrje të gjithë banorëve që ta mbajnë sa më pastër territorin ku banojmë.
Shkodra është cilësuar si një prej rretheve që ka patur probleme të konsiderueshme përsa i përket mbetjeve si dhe pastrimit të territorit.

Kukës

Aksioni "Te pastrojme Shqiperine ne nje dite" është shtrirë edhe në qytetin e Kukesit. Ne aksion jane perfshire qytetarë, nxenes shkollash, studente, dhe punonjes se administrates shteterore.


Qyteti i Kukesit eshte nje nder qytetet me te pastra ,megjithate problem mbetet hedhja e mbeturinave vend e pa vend si demtimi i kontiniereve nga vete qytetaret.

Gjirokastër

Ndryshe nga qytetet e tjera në Gjirokastrës vullnetarëve për pastrimin e vendit I është bashkuar ministry I mirëqënies sociale dhe rinisë Erjon Veliaj. Aksioni nisi në pikat më të ndotura të qytetit të gurtë, ndërsa u finalizua me pastirmin e pikës kufitare të Kakavijës.

Mbetjet urbane janë larguar me mbi 10 automjete të mëdha transporti, ndërsa vullnetarët kanë bërë apel që kjo nisëm të jetë aktive edhe në ditët në vijim.

Durrës

Edhe qarku I Durrësit është bërë pjesë e këtij aksioni në të gjithë hapësirën e tij, duike filluar nga kepi I Rodonirt, univesitti në Spitalllë, si dhe në zona të tjera të ndotura. Pushteti vcendorë dhe një pjesë e deputetëve u anagzhuan në këtë aksion duke përcuar edhe mesazhin që ky është vetëm sensizbilimi I një fillimi për të mbajtur pastër vendin ku jetojmë

Fushe Krujë

Në Fushë Krujë, aksionit vullnetarë të qytetarëve I janë bashkuar edhe forcat e ushtrisë në kuadër të aksionit "të pastrojmë shqipërinë në një ditë". Aksioni ka nisur në superstradën Fushë Krujë-Vorë, ndërsa deri tani janë larguar me dhjetëra ton mbetjesh urbane.
Pjesë e këtij aksioni janë bërë dhjetëra qytetarë vullnetarë dhe zyrtarë të administrative.

Fier

Edhe në Fier ka nisur zbatimi I aksionit vullnetarë, në të cilin janë bërë pjesë jo vetëm qytetarë vullnetar, por edhe nxënësh shkollash e punonjës të administrative shtetërore. Nisma ka zënë vënd fillimisht nëpër lagjet më problematike dhe më pas është shtrirë edhe nëpër rrugët kryesore të qytetit.


Elbasan

Edhe në Elbasan qindra qytetarë ju bashkuan nismës " Ta pastojmë Shqipërinë në një ditë". Aksioni u përqëndruan tek Bulevardi "Aqif Pasha", parku "Rinia", dhe në pastrimin e rrënojave të kalasë së re në rrugën "Thoma Kalefi". Të pranishëm për të mbështetur këtë nismë qytetare ishin edhe kryetari I bashkisë, deputet të qarkut të Elbasanit si, Bujar Kllogjeri dhe deputetja Evis Kushi.

Lezhe

Bregdeti i Tales ne lezhe eshte i ndotur edhe nga mbetje spitalore. Nje fakt te tille e ka prezantuar ministrja e mbrojtjes mimi kodheli e cila ndoqi nga afer aksionin forcave te armatosura per pastrimin e kesaj zone, në ditrën e aksionit v...

Share This Video


Download

  
Report form