Dita e Çlirimit është festuar në të gjitha qytetet e vendit. Në Shkodër përfaqësuesw të Partisë Komuniste i kanë kërkuar prefektit të merren masa për kryebashkiaken pasi sipas tyre ajo vendos banderola kundër kësaj date. Ndërkohë në Vlorë, Fier, Lushnje për nder të të rënëve janë vendosur kurora me lule, kurse në Berat familjarët e dëshmorëve kanë kërkuar rikonstruksionin e memorialit pasi ai është drejtë rrënimit. Në Elbasan disa të rinj kanë festuar ndryshe duke bërë një parakalim me kuaj dhe veshje kombëtare. Ndërsa në Lezhë, PS ka festuar e vetme pasi as përfaqësuesit e LSI nuk i janë bashkuar festimeve, ndryshe nga qytetet e tjera.
Shkodër
Përkujtimi për ditën e Clirimit të Shqipërisë është kujtuar në të gjitha qytetet e vendit. Veteranët në qytetin e Shkodrës kanë përkujtuar ditën e Çlirimit me simbole komuniste, ndërsa janë revoltuar me Prefektin në ceremoninë e organizuar me rastin e 74-vjetorit. Sekretari i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë, Gjon Bruçi gjatë fjalimit të prefektit Çesk Millja është ngritur në këmbë duke i kërkuar që të marrë masa ndaj kryetares së bashkisë që sipas tij ka injoruar festën e Çlirimit.
Ndërkohë prefekti Çesk Millja reagoi duke thënë ?Le të përcjellim urime në këtë ditë feste?. Nga ana tjetër kryebashkiakja e Shkodrës datën 29 nëntor e ka quajtur si ditë të zezë për shqiptarët.
Vlorë
Vlora ka përkujtuar sot në Varrezat e Dëshmoreve 74 vjetorin e çlirimit të Shqipërisë ,ndërsa kanë marrë pjesë kryetari ë bashkise së Vlorës, Dritan Leli, prefekti i qarkut Mamaj, kreu i qarkut, deputetët, veteranë të luftës Anti-fashiste Nacional-Çlirimtare dhe familjarë të dëshmorëve. Autoritetet pjesëmarrëse kanë kryer homazhe pranë lapidarit të dëshmorëe në nderim të kujtimit të atyre që dhanë jetën për çlirimin e vendit.
Ndjej absolutisht vlerësimin më të madh që jam këtu sot përballë jush, duke thënë përpara të gjithëve qoftë i harruar kujtimi i tyre. Të gjithë ata që prehen këtu, nuk thanë asgjë thjesht bënë veprën e tyre të madhe dhe vunë më të shtrenjtën gjë, jetën e tyre në themel të Shqipërisë, në themel të historisë, në themel të së ardhmes. Numërohen rreth 7000 të rënë gjatë luftës çlirimtare nga gjithë rrethi i Vlorës
Dritan Leli, Kryebashkiak i Vlorës
Fier
Dita e Çlirimit është festuar edhe në Fier ku përfaqësues të pushtetit vendor dhe deputetë të këtij qarku kanë vendosur lule dhe kurora tek Varrezat e Dëshmorëve. Edhe këtë vit 29 nëntori në Fier është festuar i ndarë nga forcat politike, pasi tek Varrezat e Dëshmorëve kanë qenë vetëm përfaqësues të PS dhe LSI në këtë qark, ndërsa ata të partisë Demokratike nuk e njohin datën 29 si Ditën e Çlirimit.
Lushnje
Përvjetori i Çlirimit të vendit është përkujtuar sot edhe në Lushnje. Në Varrezat e Dëshmorëve në Lushnje, drejtues të pushtetit vendor dhe deputetë kryen homazhe tek memoriali i të rënëve për liri. Lushnja i ka dhënë luftës rreth 280 dëshmorë gjatë luftës për Çlirimin nga pushtuesi.
Berat
Në Berat drejtues të institucioneve...