A1 Report - Maqedoni, punetoret e firmave te falimentuara proteste per ligjin e ri

Report TV 2015-08-21

Views 0

MAQEDONI- Qindra punëtorë të firmave të falimentuara të pakënaqur nga ligji i ri që përfshin këtë kategori kanë protestuar të martën para Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë. Sipas tyre ligji për të drejtat e punëtorëve të firmave të falimentuara është miratuar sa për sy e faqe në funksion të fushatës parazgjedhore.

Protestuesit u shprehën të revoltuar pas injorimit të kërkesës së tyre ndaj kryetarit të Sindikatave të Maqedonisë për një takim lidhur me çështjen dhe e quajtën tradhtar dhe mbrojtës të interesave shtetërore. Ata vazhduan protestat para Parlamentit dhe më pas para Qeverisë së Maqedonisë, ku pati dhe përleshje fizike me forcat e rendit.

Kryetarja e Shoqatës së Punëtorëve "UNIT" Liljana Georgievska e cila është një nga organizatoret e kësaj proteste tha se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, atëherë qeveria do të përballet me protestat e ndodhura në Bosnjë apo Ukrainë.

Sipas saj, kategoria e punëtorëve të firmave të falimentuara, të papunësuar me mbi 25 vjet stazh pune dhe tepricë teknologjike numëron mbi 40.000 persona dhe se shteti do të ndante jepte rreth 40 milionë euro në vit, çka është shumë më pak në krahasim me investimet jokapitale dhe reklamat e qeverisë.

Punëtorët e firmave të falimentuara thonë se do të vazhdojnë të protestojnë para Qeverisë deri sa të zgjidhet problemi i tyre.

Share This Video


Download

  
Report form