A1 Report - Tatimet, lista e 121 firmave VIP në falimentim, kërkesë gjykatës

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANE- Për 121 subjekte private, ndër të cilat një pjesë e mirë janë ndërmarrje të mëdha, ka trokitur "mandati" i administratës së re të Tatimeve. Fjala është për zbatimin e një kërkese të ligjit për procedurat tatimore, të miratuar nga mazhoranca e djathtë mes shumë polemikave, që përcakton kushtet, në të cilat tatimorët janë të detyruar të shpallin zyrtarisht falimentimin e detyruar për ndërmarrjet private apo shtetërore.

Ndër këto subjekte bëjnë pjesë kompani mjaft të njohura, të tilla si Alpine Bau, i austriakëve, ortakë të publicistit Fahri Balliu, që kanë përdorur më parë si administratore edhe kunatën e tij, duke marrë të paktën tri objekte të rëndësishme infrastrukturore për ndërtim: kthesën e Kamzës, segmentin Fier-Vlorë dhe një pjesë të rrugës nacionale Levan-Tepelenë. Faktikisht, kompania austriake ndodhet në një seri gjyqesh kundër kontraktorëve të saj shqiptarë të mëparshëm. Por kjo nuk ndaloi tatimorët të marrin masën e kërkesës për shpalljen e falimentimit, që mund ta vendosë vetëm Gjyqësori.

Share This Video


Download

  
Report form