TIRANE - Mazhoranca dhe opozita në komisionin parlamentar të Integrimit kanë folur me të njëjtën gjuhë dhe bashkarisht kanë inicuar edhe hartimin e një projektligji të ri për monitorimin e procesit të integrimit nga Kuvendi, pasi ligji aktual daton në 2004 dhe ka qënë i pazbatueshëm
....
Parlamenti pritet të miratojë brenda këtij sesioni parlamentar projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për punën e Kuvendit në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Gjatë seancës së komisionit, kryetarja Majlinda Bregu njëherësh pjesë e grupit të punës, ka propozuar që ky ligj t'i japë impuls të ri kuvendit.
"Kur të vijë momenti i negociatave, kovendi domosdoshmerisht do të jetë më i përfshirë edhe më shumë se sot, ndaj i japim mundësi që të përgatisim edhe më shumë se sot, prandaj le t'i japim mundësi që të përgatisim një bazë ligjore të mire, e cila të na mundësoje edhe ne rolin më të mire monitorus ndaj qeverisë", u shpreh Bregu.
Ndërsa nënkryetari Taulant Balla ka theksuar se ligji i vjetër i miratuar që në vitin 2004 nuk është zbatuar asnjëherë.
"Kam fatin e mirë, por edhe ndihem keq të bëj konstatimin që ky ligj i vitit 2004 nuk është zbatuar asnjëherë. Po të kemi parasysh kompetencat që ka Kuvendi në kuadër të procesit", tha Balla.
Deputetja Jorida Tabaku edhe kjo pjesë e grupit të punës ka ngritur shqetësimin se deri më tani Ministria e Integrimit nuk e ka bërë punën ashtu siç duhet.
"Në këtë komision kam vënë re që roli i Ministrisë së Integrimit nuk është ai që duhet dhe nuk është aq i fortë sa duhet, duke pasur parasysh që Ministira e Integrimit duhet të ketë një rol drejtues në procesin e përafrimit të legjislacionit", u shpreh Tabaku.
Grupi i punës i ngritur nga anëtarët e Komisionit të Integrimit ka kërkuar edhe mendimin e shoqërise civile për sugjerimet mbi këtë ligj të ri.