A1 Report - Braçe: Departizim Presidencës shkarkim Ylli Asllanit e Lezhjës

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANË - Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, ka kërkuar shkarkimin e Ylli Allsanit dhe Gjergj Lezhjës nga detyrat që mbajnë në Presidencë, pasi sipas tij, ata janë të politizuar dhe po marrin pjesë në fushatën e PD-së.

"Të departizohet Presidenti i Republikës dhe zyrtarër e tij! E kërkon Kushtetuta!! Presidenti i Republikës duhet ti japë fund kësaj situate antikushtetuese!! Presidenti i Republikes është një institucion Kushtetues, i pavarur! Kurrë partiak!", shkruan deputeti Braçe në profilin e tij në Facebook.

Sipas deputetit socialist, "Presidenti i Republikës ka tjetërsuar institucionin dhe me të punojnë e këshillojnë zyrtarë të angazhuar tërësisht në Partinë Demokratike! Jo privatisht! Jo jashtë orarit të punës me Presidentin! Pothuaj çdo orë të ditës, përfshirë edhe ato të punës".

"Unë e dija këtë, shkruan Braçe - Bujar Nishani u emërua si President në mënyrë të njëanshme, nga Partia Demokratike! Mbi te gjitha; Përmes një lidhje shumë të fortë me PD; gjithë jeta e tij ishte PD, madje rreshti e urdhri në PD!"

"Kjo e ka bërë Presidentin dhe njerëzit e tij tërësisht PD!", thekson në shënimin e tij, deputeti i PS-së, Erjon Braçe.

"Ai nuk ka asnjë shpjegim bindës për angazhimin partiak të zyrtarëve të tij në PD! Asnjë! Ndjesë i kërkoj, por ato që dëgjova në Zëri i Amerikës janë shfajësime të padenja për cilëndo mendje të shëndoshë".

"Të papranueshme! Tani që ka ndodhur pres vetëm një gjë: Shkarkimin e Lezhjes e Asllanit nga detyrat që mbajne pranë Presidentit! Jo nga PD! Se beson njeri se do ndahen me të. Te ikin nga detyrat pranë Presidentit!", përfundon shënimin e tij në profilin në Facebook, deputeti i PS-së, Erjon Braçe.

Share This Video


Download

  
Report form