A1 Report - Bujar Nishani pret kangjellat e Presidencës. Lame: Skandal

Report TV 2015-08-21

Views 7

TIRANË- Që nga sot Presidenca nuk do të ketë më kangjellat e larta rrethuese të oborrit që kemi parë çdo ditë, por do të jenë të përgjysmuara, duke ofruar një pamje më të plotë të godinës. Në shtator të 2013, kryeministri Rama largoi kangjellat rrethuese të godinës së kryeministrisë. Por prerja e kangjellave të Presidencës, ditën e sotme ka bërë që të reagojnë para medias Artan Shkreli dhe Artan Lame. Sipas Lames, reagimi i tyre vjen në emër të "Forumit për Trashëgiminë", pasi "janë monument kulture" dhe ky është "një akt barbar".

Artan Shkreli dhe Artan Lame në emër të "Forumit të Trashëgimisë Kulturore" i bënë thirrje kreut të shtetit Bujar Nishani të pengojë këtë veprim, ndërsa bënë me dije se për prishjen e rrethimit duhet të ishte njoftuar Instituti i Monumenteve, pasi ky objekt përmban vlera historike e monumentale.

Lame thotë se "prishja e kangjellave sjell shkatërrim të një objekti që përmban vlera historike dhe monumentale".

"Presidenti besoj se nuk e di që po shkatërrohet. Është zgjedhur dita e Shtunë dhe pasi u shkatërrua një pjesë, po hiqet dhe rrethimi vetë.
Nëse duhej hequr rrethimi duhej drejtuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, që ka në mbrojtje aksin e bulevardit", tha Shkreli.

Ai i bëri thirrje Këshillit Kombëtar të Restaurimit dhe ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro që të reagojnë, pasi është "ndërhyrje precedente, që bëhet në bulevard e shkatërrojnë një rrethim, që nuk di çfarë t'i them veçse barbari. Është ulur injoranca këmbëkryq, ndërhyhet për të hequr pjesë të objektit që janë me leje dhe pjesë e arkitekturës", vijoi ai.

Ndërkaq, Lame ka sqaruar se nuk mund të veprohet njësoj si me Kryeministrinë, pasi rrethimi i godinës u hoq për ta kthyer atë në identitet, ndërsa Presidencës, sipas tij, po i dëmtohet identiteti.

Share This Video


Download

  
Report form