Një aksident i rëndë ka ndodhur në Qafë Botë të Sarandës, ku kanë humbur jetën 5 persona, ndërsa dyshohet edhe për dy persona të plagosur. Bëhet e ditur se, makinat e përplasura janë një "Alfa Romeo" dhe një makinë tip "Renault". Vikamat mësohet se janë, Fejzo Sulo, 68 vjeç, Krenar Sulo, 45 vjeç, Kristaq Meçi, 38 vjeç, Petro Meçi babë e bir, dhe Taip Madani, valltar i njohur i Konispolit dhe i Çamërisë. Ndërkaq sipas drejtorit të Spitalit të Sarandës, Arjan Kalcuni dyshohet se ka edhe të plagosur që janë dërguar për në Greqi.