A1 Report - Vlorë, makina del nga rruga aksidenti krijoi idenë e shpërthimit

Report TV 2015-08-22

Views 3

VLORË - Dy të rinj nga Durrësit janë aksidentuar në autostradën Levan Vlorë, teksa automjeti i tyre ka dalë nga rruga për shkak të humbjes së kontrollit.

Nga ngjarja e ndodhur rreth orës 09:58 të kësaj të shtune në vendin e quajtur Panaja, mbetën të plagosur Endri Karaboja 23 vjec dhe e dashura e tij Griselda Likaj, 19 vjec nga qyteti i Durrësit.

Të rinjtë u transportuan menjëherë për në Spitalin e Vlorës nga mjete të rastit, për të marrë ndihmën mjekësore, ku tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti tip Ford Focus me targa DR 8135 E doli nga rruga dhe u godit fort me pjesën anësore të saj. E ndikuar edhe nga shpejtësia e madhe sipas policisë mbi 160 km, motori i automjetit është shkëputur duke fluturuar në ajër. Për këtë shkak ky aksident më herët u raportuar si një shpërthim.

Policia e Vlorës bën me dije se në automjet dhe vendin e ngjarjes nuk u gjetën shenja shpërthimi. Policia e qytetit bregdetar po vijon me veprimet hetimore për të zbardhur këtë ngjarje.

Endri Karaboja me profesion balerin dhe e dashura e tij Griselda mësohet se ishin nisur për të kaluar fundjavën në bregdetin e jugut.

Sipas dëshmive të dhëna nga drejtues të automjeteve të tjerë që ishin pas makinës e cila ka shpërthyer, bateria e mjetit me targa DR 8135 E ka "fluturuar" në ajër.

Share This Video


Download

  
Report form