SARANDË - Një çift bashkëshortësh kanë rënë pre e një grabitje të dhunshme nga 6 persona të pamaskuar . Ngjarja ka ndodhur mesditën e së premtes në banesën e çiftit Kujtim dhe Dallëndyshe Ruçi nga Saranda, teksa 6 persona të pamasakuar kanë shkuar në shtëpinë e çiftit dhe janë paraqitur si policë, ndërsa i kanë treguar edhe dokumente identifikimi kryefamiljarit.
Më pas policët e rremë kanë lidhur çiftin e bashkëshortëve dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tyre, teksa u kanë kërkuar paratë.
Kryefamiljari nën ndikimin e dhunës u ka treguar agresorëve vendin ku ishin fshehur paratë dhe pasi ata janë larguar, i moshuari ka njoftuar forcat e policisë për këtë ngjarje.
Dallëndyshe Çela nga spitali i Sarandës ku ndodhet e shtruar pas kësaj ngjarje rrëfen për A1 Report se agresorët erdhën më makinë dhe u paraqitën si policë.Më pas agresorët lidhën çiftin dhe i goditën ata me mjete të forta deri në momentin që mësuan vendin ku fshiheshin paratë.
Sipas të dhunuarës, grabitësit mundën të marrin shumën prej 22 milionë lekësh të vjetra, teksa shtoi se familja merrej me rritje bletësh.Ajo shton se familja ka rënë edhe më herët pre e një grabitje të ngjashme, ndërsa policia ende nuk ka asnjë të ndaluar.
Blutë e Sarandës vijojnë punën hetimore për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.