A1 Report - Basha: Rama-Meta vodhen serverin komision per emerimet ne polici

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar gjatë mbledhjes në grupin parlamentar se, vjedhja e të dhënave është realizuar nga një grup i mirëorganizuar i dyshes Rama-Meta dhe që nxjerr në pah shtetin mafioz.

Sipas Bashës, "çështja e marrjes së të të dhënave në serverin e tatimeve e ka tronditur tërë opinionin publik dhe e kanë rikthyer në vëmendjen e qytetarit këtë temë".

"Serveri në fjalë përmban të dhënat konfidenciale të çdo tatim paguesi shqiptar. Është sekreti i të gjithë sipërmarrësve shqiptarë. Aksesi në këtë bankë të dhënash bëhet në mënyrë strikte dhe askush nuk mund të fusë duart pa lënë gjurmë", deklaroi Basha në mbledhjen e grupi parlamentar.

Sipas Bashës, Vjedhja natën e të dhënave të serverit nga një grup i mirëorganizuar i dyshes Rama-Meta nxjerr në pah shtetin mafjoz". Kjo mënyrë u sjell njerëzve në mendje kaçakët dhe mafiozët", theksoi Basha në fjalën e tij.

Basha u shpreh se inkurajon Prokurorinë që t'i shkojë deri në fund hetimit për fshirjen e të dhënave nga sistemi i tatimeve të cilin e cilësoi si megaskandal.

BASHA: KOMISION HETIMOR PËR EMËRIMET NË POLICI
Gjithashtu Basha ka njoftuar se Partia Demokratike do të depozitojë këtë javë në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për shkeljen e legjislacionit për shkarkimet, transferimet dhe emërimet në policinë e shtetit dhe për efektet që kanë ato në rendin dhe sigurinë.

Share This Video


Download

  
Report form