Rama: Emërimet në polici, jo politike - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sistemi i piramidës se policisë se shtetit është vetëm fillimi i reformës. Kryeministri Edi Rama mblodhi ne kryeministri, drejtuesit e rinj te emëruar ditët e fundit nga ministria e Brendshme, duke u kujdesur te theksoje se skuadra e përzgjedhur e drejtuesve vjen ne baze te meritës profesionale. Rama la te kuptohet se emërimet nuk janë politike, duke iu përgjigjur akuzave te PD qe i cilëson ato si shpërblime. Duke e cilësuar gjendjen e policisë si me te keqen qe pas vitit '97, kryeministri Rama paralajmëroi një faze te dyte reformimi ne strukture, duke nisur nga drejtoria e Përgjithshme. Por demokratet i kane cilësuar këto emërime si shpërblime politike. Duke veçuar emrat ne kupolën e policisë, PD i është referuar ligjit për policinë e shtetit për te përforcuar faktin se akuzat e tyre bazohen ne mospermbushjen e kritereve. PD-ja thotë se drejtori i ri i emëruar, Artan Didi, nuk përmbush asnjë nga këto kritere, duke filluar nga arsimimi. Ligji ne piken 21 thotë se personi i emëruar ne këtë post, duhet te jete shkolluar ne Akademinë e Rendit. CV-ja e publikuar ne faqen zyrtare te drejtorisë se Policisë, pohon se drejtori i ri ka përfunduar dy Fakultete, por jo ate qe parashikon ligji. Edhe emërimi i dy zv/drejtorëve të përgjithshëm të policisë Altin Qato dhe Sokol Bizhga, sipas PD, është në kundërshtim me ligjin pasi nuk kanë shërbyer tre vjet me gradën drejtues i parë. Gjithashtu, zoti Bizhga është me masën disiplinore "shtyrje e afatit të gradimit për 1 vit". Në gjithë këtë mori akuzash fakti është se ligji nuk është respektuar duke e kthyer policinë ndër vite si një ndër institucionet që ka rënë me shumë pre e politizimit. Emërimet e reja vijnë për shkak të rrotacionit politik. Dhe vete paraardhësit në krye të policisë nuk i kanë shpëtuar akuzave për përfshirje politike, pohim që beri qeverinë Rama të ndryshoje këta emra.

Share This Video


Download

  
Report form