A1 Report - Permet, projekt italian per zbutjen e papunesise

Report TV 2015-08-21

Views 1

PËRMET- Një projekt italian në rrethin e Përmetit ka çelur mundësi të reja për punësimin e banorëve, kryesisht të të rinjëve. Projekti "Cesvi" po zhvillon kurse disa-mujore për punësimin e banorëve kryesisht në sektorin e artizanatit dhe turizmit.

Sipas përfaqësuesit të këtij projekti, Giorgio Ponti, përmes këtij projekti 2-vjeçar parashikohet nxitja e mundësive të punësimit përmes rivitalizimit të artizanatit dhe sektori i turizmit, të cilësuar si dy pikat më të forta që ofron Përmeti.

"Cesvi' ka qenë autore e zhvillimit të mjaft projekteve në të mirë të komunitetit në rrethin e Përmetit, kryesisht në edukim, turizëm, shëndetësi, zhvillim territorial etj. Donator të këtyre projekteve kanë qenë Ministria e Jashtme e Italisë, Ambasada Amerikane në Tiranë, si dhe donacione nga Zvicra", ka sqaruar Giorgio Ponti, përfaqësuesi i "Cesvi" në Shqipëri.

Ky projekt ka për qëllim zbutjen e papunësisë, kryesisht tek të rinjtë në rrethin e Përmetit.

Share This Video


Download

  
Report form