A1 Report - Italia pezullohet Small Planet Airlines, fluturonte dhe ne Rinas

Report TV 2015-08-21

Views 10

ROMË - Aviacioni Publik italian ENAC, ka pezulluar fluturimet dhe licencën e transportit, për Kompaninë ajrore Small Planet Airlines, me qendër në Lituani, duke filluar nga ora 00:00 datës 20 janar 2014.

Small Planet Airlines operon në disa vende të europës, ku bën pjesë dhe Shqipëria. Ajo kryen disa fluturime nga qytetet italiane të Napoli, Genoa dhe Bari për në Tiranë.

Aviacioni Publik italian, ENAC, bëri të ditur se pezullimi i licensës erdhi si pasojë e problemeve ekonomike dhe financiare të kompanisë ajrore, e parashikuar dhe nga Rregullorja 1008 e vitit 2008.

Enac, ka nënvizuar se Small Planet Airlines, në bazë të marrëveshjes dhe rregullores europiane, duhet të kujdeset për transportin e pasagjerëve, të cilët kanë prerë një biletë udhëtimi me këtë Kompani duke u bazuar edhe në marrëveshjen me Kompani të tjera.

Small Planet Airlines kishte filluar fluturimet nga qytetet italiane për në Tiranë, menjëherë pas falimentimit të Belle Air.

Enac, duke konsideruar gjendjen kritike ekonomiko-financiare të kompanisë Small Planet, kishte vendosur një limit të shitjes së biletave deri më 15 shkurt 2014-të, për të tuteluar pasagjerët.

Kompania Small Planet operon në 5 vende Lituania, Polonia, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca dhe ka një flotë me 7 avionë. Mësohet gjithashtu se ka bërë edhe fluturime charter drejt 120 destinacioneve në Europë, Afrikën e Veriut, Lindjen e Mesme dhe Azinë dhe në vitin 2012-të, ka transportuar gati 700 mijë pasagjerë.

Share This Video


Download

  
Report form