A1 Report - Aksident në aksin Rinas-Vorë vdes këmbësorja 63-vjeçare

Report TV 2015-08-21

Views 5

VORE- Një kalimtare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Rinas-Vorë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00, pranë Urës së Gjolës.

Një makinë me targa AA666FU, ka përplasur 63-vjeçaren, Xhumalie Bakalli, e cila ishte duke kaluar rrugën.

63-vjeçarja, Xhumalie Bakalli, ishte kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën në momentin kur është përplasur nga makina.

Drejtuesi i mjetit ka ndaluar dhe ka njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.

Sipas policisë së Tiranës, Bakalli personi i katërt që humb jetën në aksident këtë muaj në Tiranë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS