Veliaj: Meta dhe Monika e kanë Kasharin tranzit për Rinas dhe Gjirin e Lalëzit

Report TV 2019-06-15

Views 0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj vijoi fushatën elektorale në zonë e Kasharit, ku i bëri thirrje të gjithëve që të mos e ndalin hapin e takimeve me qytetarët. Për këtë, ai dha një shembull me djalin e tij, Kajan, i cili edhe pse vetëm 8-muajsh e kupton kur e gënjejnë. Ndaj Veliaj tha se kjo fushatë duhet të jetë për të respektuar të gjtihë qytetarët, duke shkuar në takime derë më derë.

"Çuni im, është faza ku loz me këto fiq fiqet. I kemi blerë disa libra me xixa Libri ka 10 faqe. Kur kthehem në darkë them ti bie shkurt, hap të parën ja bëj fiq fiq, në fund ja bëj bip bip, ai në fund përplas duart, se dhe pse aq i vogël kupton që ja kam bërë me hile. Nëse ne nuk prekim çdo komunë, duhet të shkojmë në çdo vend sepse nuk duhet t'i biem shkurt për respektin ndaj njerëzve. Kjo fushatë është respekt për njerëzit jo afrove për kundërshtarët", tha Veliaj.

Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku Veliaj përmendi edhe opozitën, protestat duke veçuar emrin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-deputetit Petrit Vasili, të cilët tha se i janë refuzuar vizat nga SHBA.

"Në 30 qershor i heqim vizën Saliut, Vasilit politikanëve që na mbajnë peng. I heqim vizën edhe protestës edhe prostatës", tha Veliaj.

Share This Video


Download

  
Report form