Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përveç linjës brenda qytetit, do të vihet në funksion edhe linja e gjelbër Tiranë-Rinas. Bashkia e Tiranës është në bisedime me përfaqësuesit e Aeroportit ?Nënë Tereza? për të mundësuar në linjë transporti publik me autobusë elektrikë. Ndërkohë, aeroporti i Rinasit i dhuroi Bashkisë dy makineri tekanologjike pastrimi si edhe ju bashkua aksionit për mbjelljen e 100 pemëve.
Bashkia e Tiranës pritet të vejë në funksion së shpejti edhe një tjetër linjë të gjelbër transporti publik, atë Tiranë-Rinas për në aeroportin ?Nënë Tereza?.
Përveç linjës brenda qytetit, Bashkia ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e aeroportit për të mundësuar një linjë transporti publik me autobusë elektrikë, që mbrojnë mjedisin.
Veliaj: Kemi filluar një diskutim me aeroportin e Tiranës, për të pasur një linjë autobusësh elektrikë nga qendra deri në Rinas, e për t?u siguruar që të ulim ndotjen në mjedis. Jemi duke folur edhe me kolegët kinezë; Kina sot është avangardë në prodhimin e autobusëve elektrikë dhe mezi pres që shumë shpejt, brenda këtij viti, për ata që do të udhëtojnë nga Tirana në Rinas të kenë mundësi ta bëjnë këtë duke shkaktuar zero ndotje.
Ndërkohë, përfaqësuesit e Aeroportit Ndërkombëtar ?Nënë Tereza? i kanë dhuruar Bashkisë së Tiranës dy automjete të reja për heqjen e mbetjeve dhe pastrimin e qytetit.
Veliaj: Na kanë bërë një dhuratë shumë të çmuar, me vlerë monetare të konsiderueshme, sepse kemi dy kamionë teknologjikë që do të ndihmojnë ndërmarrjen tonë të pastrimit të rrisë cilësinë e pastrimit edhe lagjet periferike. Duke shtuar flotën tonë me dy mjete teknologjike, mund të rrisim mbulimin e sipërfaqes në zonat e reja që i janë shtuar Tiranës si ?Fresku?, ?Astiri?, ?Kodra e Diellit? dhe zona të tjera periferike me rritje të popullsisë dhe rritje të konsumit.
Aeroporti i Tiranës iu bashkua edhe aksionit të mbjelljes së 100 pemëve në Tiranë, duke kontribuar kështu për një qytet më të pastër, si edhe në projektin e bashkisë për ?Pyllin Orbital?.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/edhe-linja-tirane-rinas-me-autobuse-elektrike