A1 Report - Venezuele, dorehiqen ministrat, Presidenti: Të rinovohet qeveria

Report TV 2015-08-21

Views 1

VENEZUELË - Japin dorëheqjen të gjithë ministrat e Venezuelës. Ministrat i kanë paraqitur dorëheqjen Presidentit të vendit Nicolas Maduro, i cili në rrjetin social Twitter, është shprehur se zyrtarisht kjo gjë bëhet për arsye që të ketë një rinovim të qeverisë, për vitin që sapo ka nisur. Gjithashtu Maduro shprehu edhe mirënjohjen dhe falenderoi ministrat e qeverisë së Venezuelës për sforcon dhe ndershmërinë që kanë treguar në këto kohë revolucioni. Duke e mbyllur shkrimin e tij në Twitter me fjalët Chavez jeton! Vendi ecën përpara.
Në realitet, kjo lëvizje mendohet të jetë bërë edhe pas shqetësimit të madh të opinionit publik, për vrasjen e ish-mis Venezuelës, Monica Spear Mootz dhe të ish bashkëshortit të saj Thomas Henry Berry, të cilët u vranë gjatë një grabitje, pak ditë më parë.
Pas këtij episodi, është dhënë alarmi përsa i përket sigurisë së vendit, një emergjencë që shoqërohet nga një krizë ekonomike e brendshme, tashmë në nivel të lartë.
Venezuela cilësohet si një nga vendet më të rrezikshëm në botë dhe sipas Observatorit venezuelian mbi dhunën, në vitin 2013-të vrasjet kanë qenë 25 mijë.

Share This Video


Download

  
Report form