A1 Report - Ilir Kulla: Pse Presidenti nuk duhet te ftoje Lulzim Bashen

Report TV 2015-08-21

Views 2

TIRANE- Ilir Kulla, ndër ekspertët më të mirë për sigurinë e marrëdhëniet ndërinstitucionale dhe ish Këshilltar i sigurisë së Presidentit Bamir Topi, interesimit të gazetës "Shqiptarja.com" për mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare thirrur nga Presidenti Nishani, i është përgjigjur me një shtjellim të gjatë. Ku rendit të gjitha faktet se përse nuk duhej thirrur në këtë takim kreu i PD Lulzim Basha, shpjegim që po e japim të plotë.

"Ftesa e Presidentit Nishani për Lulëzim Bashën në Mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare është e para e llojit të vet në historinë Presidenciale të Republikës Parlamentare shqiptare pas 90'. Nuk mund të marrim në referencë këtu Presidencën e shkurtër Alia. As Presidencën Berisha ku Kryetari i opozitës e kaloi kohën nga Burgu 313, deri tek Burgu i Bënçës, pasi në atë kohë Këshilli i Sigurisë mblidhej për t'u marrë me çështjen "Fatos Nano", se si ky të mos dilte nga burgu e të merrte pushtetin. Nuk po merremi as me Presidentin Meidani ku lider i opozitës ishte ish Presidenti Berisha.

Por po marrim rastin e dy Presidentëve parardhës, të dy ish Presidentë të propozuar nga Partia Demokratike, madje zoti Topi ish nënkryetar i PD dhe Kryetar i Grupit Parlamentar i kësaj partie. Në asnjë nga rastet e mëparshme nuk ka ndodhur ky precedent, as në rastet kur Kryetari i opozitës ka qenë parlamentar. Presidenti Republikës si Kryetar shteti ka të drejtën ligjore dhe morale të ftojë përfaqsuesit zyrtarë të opozitës në institucionet shtetërore.

Do të thotë anëtarët e këtij këshilli, Kryeministrin, Kryetarin e Parlamentit, Kryetarin dhe nënkryetarin e Komisionit të Sigurisë, Ministrat e linjës dhe ata që mund të ftohen në raste të caktuara, Kryetarin e Shërbimit Sekret Shtetëror, atë të Shërbimit Sekret Ushtarak në raste të caktuara, Shefin e Shtabit të FA dhe zëvendësin e tij në raste të caktuara, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Prokurorin e Përgjithshëm të shtetit. Ky është formati i Këshillit të Sigurisë, i parashikuar nga ligji dhe Kushtetuta e Republikës. Natyrshëm lind pyetja, a ka të drejtë Presidenti i Republikës të diskutojë për Dokumentin Strategjik të Sigurisë Kombëtare, që është dhe dokumenti më i rëndësishëm në vend për çështjet e Sigurisë.

Patjetër që po, por ne jemi Republikë Parlamentare dhe Presidenti mund të thërrasë një tryezë politike parlamentare ku ta diskutojë këtë çështje shumë të rëndësishme shtetërore, një tryezë ku të jenë zotërinjtë Edi Rama, Ilir Meta, Mark Frroku, Lulëzim Basha, Shpëtim Idrizi, Nard Ndoka, Dashamir Shehi dhe Vangjel Dule, të cilët janë i gjithë spektri politik parlamentar i dalë nga zgjedhjet e fundit të vendit, të cilët përfaqësojnë ligjvënësin në Shqipëri. Shqipëria është një Republikë Parlamentare ku pushtetin e ka Ligjvënësi (Parlamenti), pushtetin e ushtron Ekzekutivi (Qeveria) e dalë nga shumica parlamentare e ligjëvënësit dhe nuk mund të shndërrohet në një Republikë Presideciale apo Gjysëm Presidenciale.

Këshilli i Sigurisë Kombë...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS