Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së dhe Gjeneral -Majori Jeronim Bazo kanë zhvilluar një takim me ushtarakët me temë: Direktivat e Mbrojtjes për vitin 2014. Duke folur në këtë takim, Kodheli ka publikuar prioritetet e Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2014.
Për Kodhelin, në qendër të reformave do të jetë lartësimi i figurës së ushtarakut dhe elemimin e korrupsionit në Forcat e Armatosura. Deklarata e Kodhelit vjen pas kallëzimit penal të bërë ndaj ish-ministrit, Arben Imami, për favorizime në tendera për të paktën 1.2 milionë dollarë për kompaninë "Pro Image".
"Si asnjëherë më parë në qendër të reformave do të jetë lartësimi i figurës së ushtarakut dhe elemimin e korrupsionit në FA. Viti 2013 shënoi hyrjen e plotë të Shqipërisë në NATO, pjesëmarrjen në operacione dhe demontimin e armëve. Por me gjithë arritjet vihen re se, është keq përdorur struktura e FA."- tha Kodheli.
Gjatë fjalës së saj, Kodheli ka bërë publike edhe objektivat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura për vitin 2014.
Sipas Kodhelit, një objektiv i parë është, "zbatimi i rekomandimeve të dokumentetit të strategjisë". Gjithashtu do të kryhet edhe reforma ligjore dhe strukturore e FA-së. Sipas Kodhelit, të gjitha këto reforma bëhen për të lartësuar figurën e ushtarakut.
"Të përfundojnë dokumentat strategjikë, si ajo e strategjisë së sigurisë kombëtare, ku FA është pjesë. Do të rishikohet struktura e FA , që të jetë sa më efektive dhe funksionale në kuadër të mbrojtjes së vendit dhe emergjencave civile. Reforma ligjore, rregullime të ligjeve për FA. Gjithashtu do të bëhet edhe reforma e personelit, ku do të jetë prioritet dhënia e hapësirës së ushtarakëve të aftë", deklaroi ministrja Kodheli gjatë fjalës së saj.
Për ministren e Mbrojtjes, modernizimi i ushtrisë është një ndër prioritetet më të mëdha. "Batalioni i kombësorisë së motorrizuar do të jetë një prioritet i parë i Ministrisë së Mbrojtjes, me qëllim arritjen e niveleve të NATO. Forcat tona të armatosura vazhdojnë të jetë të angazhuara në operacionin ISAF në Afganistan. Gjatë vitit 2014 FA do të marrin pjesë në operacion e ardhshëm në Afganistan dhe në KFOR-in e Kosovës, apo në Bosnje", theksoi gjatë fjalës së sa, ministrja Kodheli.
Sipas ministres së Mbrojtjes, "të gjithë ata që janë në front, përfaqësojnë vendin tonë, Shqipërinë dhe duhet ta bëjnë këtë detyrë sa më mirë e me këtë rast falenderoj të gjithë ata që janë në misione jashtë vendit. Do të zbatojmë politikat më të mira për përzgjedhjen e tyre dhe mbështetjen e tyre".
Për Ministrinë e Mbrojtjes gjatë vitit 2014 prioritete do të jenë edhe transparenca e burimeve financiare dhe demomentimi i municioneve të tepërta.
"Do të kemi një transparencë në menaxhinin e burimeve financiare dhe kjo do të jetë një prioritet i punës tonë. Demontimi i monicioneve të tepërta do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2014, duke shmangur incidenetet që mund të ndodhin", përfundoi fjalën e saj, ministrja Mimi Kodheli, e cila b...