TIRANË - Dhe pak kohë kanë mbetur nga konturimi i një aleance mes PS të Edi Ramës e PDIU të Shpëtim Idrizit. Bëhet fjalë për një marrëveshje bashkëqeverisëse, që pritet të marrë jetë në fillim të vitit të ardhshëm dhe që do ketë në bazë përpjekjet që çështja çame të shkojë drejt zgjidhjes. Sinjalet kanë qënë të qarta, kur dhe në ditën e Rinisë me 8 dhjetor Edi Rama ka qënë i ftuar, dhe ku është shoqëruar më së shumti nga kreu i PDIU Idrizi por dhe nga deputetë e zyrtarë të lartë të kësaj partie.
Burime brenda PDIU po dhe partisë më të madhe të mazhorancës PS, bëjnë me dije se aleanca bashkëqeverisëse mes dy partive është një fakt më se i kryer. Madje janë bllokuar dhe largimet e drejtuesve të PDIU nga postet drejtuese që mbajnë në qeverisje, që nga koha e qeverisjes me PD, duke dhënë sinjale të qarta se do të shërbejnë dhe si bazë rreth të cilës do të vërtitet koalicioni mes dy partive.
Kështu, qëndrimi në detyrë i drejtoreshës së Insitutit të Sigurimeve Shoqërore Vjollca Braho tregon qartë, se pavarësisht se e majta ka ardhur në pushtet që pas 23 qershorit, nuk ka tentuar të lëvizë asnjë nga posti, duke mbajtur ndezur fort "pisharin" e bahskëpunimit mes PS dhe PDIU.