A1 Report - Nika, u arrestua në janar, u lirua në Apel, i iku policisë 2 javë më parë

Report TV 2015-08-22

Views 6

TIRANE - Gjin Nika, aksioner në galeritë e zonës D në Bulqizë, u arrestua si i dyshuar për vrasje, nga forcat e Komisariatit numër 4 të Tiranës, në periferi të kryeqytetit në 20 janar të këtij viti pas dy operacioneve të forcave speciale të dështuara më parë për arrestimin e tij.

Nika, ishte në kërkim i dënuar me 1 vit burg për plagosjen e Shkëlqim Shehut, ai dyshohej dhe për dy vrasje: Hasan Taljan i ekzekutuar në Tiranë në 17 janar dhe të Shefqet Shehut në shtatorin e vitit 2013 në Bulqizë, ngjarje në të cilën mbeti i plagosur dhe një kalimtar.

Arrestimi i 20 janarit bëri bujë se përveç vrasjeve, Nika sipas policisë ishte i famshëm për shmangien e arrestimit sa herë që grumbulloheshin prova ndaj tij.

Madje, Gjin Nika besohet se i ka shpëtuar një operacioni policor në Kamëz në 20 mars, kur njëri nga tre mjetet që u ndoqën nga policia përfundoi brenda një dyqani celularësh.

Vetë oficerët e policisë, mbetën të shtangur kur një informacion i ardhur në rrugë operative fliste për Nikën dhe disa matjanë të armatosur mes të cilëve të cilëve kishte dhe të kërkuar për vrasje, pasi mendohej se me arrestimin e 20 janarit, Nika do të qëndronte gjatë në qeli.

A1Report disponon edhe vendimin e Gjykatës së Apelit që liroi nga paraburgimi Nikën, por nëse prokuroria do i provonte dyshimet e policisë, 36-vjeçari do të ishte ende në qeli dhe vrasja e dyfishtë e Urës së Tapizës e mbrëmjes së të enjtes me siguri nuk do kishte ndodhur. - PDF

Gjin Nika ishte arrestuar nga Policia e Tiranës në datë 21 janar 2014, si autor i dyshuar i vrasjes së mbetur në tentativë të datës 8 prill 2013 në Tiranë të shtetasit G.K. si dhe vrasjes së datës 17.01.2014 në Tiranë të shtetasit Hasan Talja. Ndaj tij Gjykata e Shkallës së parë të rrethit gjyqësor Tiranë kishte vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg". Por më pas Gjykata e Apelit e ka ndryshuar këtë masë, duke e lënë të lirë Gjin Nikën.

Burimet thanë se Nika dyshohet të ketë qenë objekti i atentatit, dhe se ngjarja ka për motiv hakmarrjen . Të njëjtat burime e lidhin ngjarjen me një hakmarrje të mundshme për plagosjen e Shkëlqim Shehut dhe vrasjen më pas të vëllait të këtij Shefqet Shehu, ngjarje në cilën u plagos vëllai i tretë Vehadi.

Share This Video


Download

  
Report form