Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kelmend Xhaferri, 36 vjeçari i arrestuar një vit me parë lidhur me goditjen e makinës së policisë në Elbasan, ka përfunduar sërish në prangat e policisë.
Ai ka thyer 'arrestin shtëpiak' të dhënë me 22 shtator 2017 nga Gjykata e Krimeve të Rënda për veprën penale ?Prodhim e mbajtje pa leje të armëve sportive? dhe ka dalë në qytet.
Por në lagjen "5 Maji" ai ka përfunduar në duart e uniformave blu për të njëjtën vepër penale, armëmbajtje pa leje.
"Në lagjen "5 Maji" në rrugën "Lef Nosi", Elbasan, shtetasi Kelmend Xhaferri, 36 vjeç, banues në lagjen ?5 Maji? Elbasan, i cili drejtonte një automjet tip ?Porsh? me targa AA 040 UD, në momentin që është ndaluar nga shërbimet e policisë ka hedhur armën e zjarrit në tokë dhe ka tentuar të largohet por s'ka mundur dot pasi është arrestuar në flagrancë nga Policia" thotë policia.
Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip Bereta, me një krehër të vendosur në trup me 15 copë fishekë, si dhe automjetin tip ?Porsh?.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprat penale ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit?, dhe ?Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit?.
Përplasja me policinë
Kelmend Xhaferri do të arrestohej me 19 shtator të 2017 për incidentin e rëndë me policinë me 18 shtator te "Tregu Agro Ushqimor" në lagjen "Dyli Haxhire" ku u godit nga një automjet i blinduar makina e Gjergji Oshafit, zv.Drejtorit të Policisë së Elbasanit.
Afër mesnatës policia ka qenë duke zhvilluar një kontroll për verifikimin e mjeteve luksoze apo të dyshuara të trafikuara. Gjatë kontrollit në automjetin luksoz ?Range Rover? me targa AA 040 OJ dhe me vlerë 100.000 euro, drejtuesit të mjetit Kelmend Xhaferri iu kërkua që të shoqërohej për verifikim të dokumentacionit.
Në momentin që ky automjet po shoqërohej nga grupi Shqiponjat dhe nga një Patrullë Policie, një mjet tip ?Audi? vjen me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe godet mjetin e Policisë me targa MB 002 AA .
Më pas mjeti që goditi policinë u fut në Tregun Ushqimor.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/elbasan-serish-ne-pranga-36-vjecari-qe-u-arrestua-gotjen-e-makines-se-policise