TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është duke zhvilluar një takim me krerët vendorë të së djathës.
Gjatë fjalës së tij, Basha tha se, jemi të gjithë kundër qeverisë, pasi me buxhetin e vitit 2014, qeveria nuk e ka centalizuar pushtetin.
Kreu i PD-së, tha se, qeveria dhe kryeministri Edi Rama e ka bërë këtë buxhet në errësirë dhe nuk ka dashur as të dëgjojë fjalën e vendorëve.
Sipas Bashës, kreu i qeverisë ecën me parimin se, "ju keni liri për të folur dhe unë kam liri për të mos ju dëgjuar"
Duke folur në këtë takim, Basha tha se, këto janë gënjeshtra trashë, pasi në një faqe flitet për të ardhurat e pushtetit vendor dhe në një tjetër faqe pasardhëse flitet për të njëjtën taksë, por këtë herë për pushtetin vendor.