ALSAT M, mollë sherri mes antarëve të KRD-së

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

ALSAT M mollë sherri mes antarëve të KRD. Antarët shqiptarë nënkryetari Milaim Fetahu dhe tre antarët tjerë Selajdin Xheziri, Selver Ajdini dhe Zamir Memedi, janë distancuar nga përmbajtja e komunikatës të cilën e lëshoi sot KRD-ja e në të cilën apostrofohet redaksia e ALSAT M për raportimin mbi zhvillimet e fundit veçanërisht rastit me përmendoren e Car Dushanit. Këshilli për radiodifuzion, përmes një komunikate ka reaguar ndaj raportimit të televizionit Alsat M lidhur me vendosjen e përmendores së Car Dushanit. Duke mos theksuar në asnjë moment se për çka reagon dhe çka ka nxitur këtë reagim të tyre , ata theksojnë se me vëmendje të veçantë po ndjekin raportimin e ALSAT M sa i përket rastit me përmendoren e Car Dushanit .

"Duke e respektuar pavarësinë e lirisë editoriale të medieve, Këshilli veçanërisht i kushton vëmendje televizionit Alsat-M, gjatë informimit ti respektoje standardet profesionale gazetareske dhe ti ikë shfrytëzimit të senzacionalizmit, me qëllim të mos të mos ndezin tensionet ndëretnike dhe pret që gjatë informimit për këtë temë të mbahet një ton neutral raportimi", thuhet në këtë komunikatë.

Pavarësisht kësaj, ata në asnjë moment nuk theksojnë se në cilin rast konkret dhe ku ALSAT M ka informuar në mënyrë jo profesionale . KRD në këtë komunikatë të paqartë madje merret me spekulime duke mos konfirmuar fillimisht se çka ne te vërtetë kishte deklaruar dje ne një konference për lirin e shprehjes kryeredaktori i tv ALSAT M Muhamed Zeqiri.

"KRD i hedh si spekulime deklaratat e kryeredaktorit te ALSAT M Muhamed Zeqiri që transmetuan disa media se ministri te caktuara kanë bërë presion mbi punën e këtij trupi rregullator", thuhet ne komunikatën e sotme te KRD-së.

ALSAT M rikujton KRD edhe njëherë se para se të shkruaj ndonjë reagim duhet të konfirmojë burimin e informatës, e jo të del me qëndrime paushalle si kjo e sotmja. Kryeredaktori i ALSAT M në deklaratën e tij ka apsotrofuar MPB-në, e cila në forma të reja bën presion mbi informimin e lirë duke dërguar parashtresa ndaj ALSAT M në SHGM-së por edhe KRD.

Pikërisht për këtë shhkak 4 antarët shqiptarë të KRD-së në reagimin e tyre shkruajnë se në lidhje me raportimin e fundit në media ku apostrofohet edhe redaksia e televizionit Alsat M, për ne është i papranueshëm dhe distancohemi nga përmbajtja e saj"

Televizioni Alsat M rikujton se do do të vazhdojë edhe në të ardhmen të informojë në mënyrë të drejtë dhe profesionale mbi zhvillimet ne vend qe janë në interes të qytetarëve dhe shikuesve të saj. Benjamin Arifi

Share This Video


Download

  
Report form