Ora News – Mbeturinat në Kamëz, “mollë sherri” mes Jamarbër Malltezit me Xhelal Mziut

Ora News Lajme 2017-07-30

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu ka qenë në qendër të kritikave lidhur me çështjen e mbetjeve, pas publikimit në media të pamjeve të mbeturinave. Jamarbër Malltezi, kreu i departamentit të Mjedisit pranë PD e akuzon si përgjegjës për situatën. I kundërpërgjigjet Mziu: Qeveria nuk na miraton projektet për landfill.
Djegia e mbeturinave në Kamëz është kthyer në mollë sherri mes kreut të Departamentit Mjedisit pranë Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi dhe kryebashkiakut të Kamzës Xhelal Mziu. Ka qenë Malltezi i pari që nëpërmjet një statusi në facebook të shoqëruar edhe me foto, ka shprehur shqetësimin për situatën e mbetjeve urbane në Kamëz.
?Turp dhe trishtim me situaten e mbetjeve urbane ne Kamez. Imazhet jane te renda dhe te papranueshme per banoret dhe me rrezik per shendetin e njerezve. Bashkia duhet te reagoje shpejt. Eshte e vonuar. Edhe nese kjo vjen si pasoje e papergjegjshnerise apo keqdashjes se firmes se kontraktuar, kjo nuk e lehteson nga pergjegjesia Bashkine Kamez?
Sipas tij, bashkia duhet të ketë plan menaxhimi mbetjesh si edhe plane per situata emergjencash qe duhet te fuse ne perdorim, per me teper landfilli i Sharres eshte veç 8 km larg.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mbeturinat-ne-kamez-molle-sherri-mes-jamarber-malltezit-me-xhelal-mziut/

Share This Video


Download

  
Report form