Komisioni për Çështje Evropiane, “mollë sherri” mes partnerëve të koalicionit

alsatmtv 2020-12-05

Views 0

Opozita kërkon nga shumica parlamentare të zgjidh, sipas tyre, mosmarrëveshjet mes vete dhe të propozojë formimin e trupave punues në Kuvend. VMRO-DPMNE-ja kërkon të gjitha komisionet që ka pasur përbërjen e kaluar, në përjashtim të atij për zgjedhje dhe emërime.

Pres që t?i mbajmë të gjitha komisionet që i kishim në mandatin e kaluar përjashtim Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime i cili sipas numrit të deputetëve nga zgjedhjet e 15 korrikut i takon partisë fituese dhe tashmë e udhëheq LSDM-ja - tha Nikolla Micevski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

Opozita jo zyrtarisht ka caktuar emrat e kryetarëve të 8 komisioneve me të cilët pretendon t?i udhëheq. Deputeti Antonio Milloshovski mbetet në Komisionin për Politikë të jashtme, ndërsa në përbërjen e re, partia e Hristijan Mickoskit komisione i ka besuar Timço Mucunskit për financa, Rashella Mizrahit për politikë sociale, Igor Janushevit ndjekjen e komunikimeve, ndërsa Komisioni për Bujqësi mbetet i deputetit Lupço Dimovski.

VMRO-DPMNE
Komisioni për Financa- Timço Mucunski
Komisioni për mundësi të përbashkëta- Bllagica Llaskovska
Komisioni për Politikë të Jashtme- Antonio Milloshoski
Komisioni për Punë dhe Politike sociale- Rashella Mizrahi
Komisioni për mbikëqyrjen e ndjekjes së komunikimeve- Igor Janushev
Komisioni për mbikëqyrjen e punës së ASK-së dhe Inteligjencës- Lupço Prençov
Komisioni për Bujqësi- Lupço Dimovski

Nga LSDM thonë se të mërkurën priten hapa konkret pas takimit mes koordinatorëve të grupeve parlamentare. Brenda LSDM-së dhe Lëvizjes Besa akoma është duke u zhvilluar debati se kush do të udhëheq me Komisionin për Çështje Evropiane të cilin njëkohësisht e kërkon BDI-ja. Partia e Ali Ahmetit kërkon të udhëheqë Komisionin për Çështje Kushtetuese kryetar i së cilit sipas Rregullores është kryetari i Kuvendit, Komisionin për Shëndetësi dhe Komisionin për Arsim derisa ai për Çështje Evropiane i besohet partisë së Bilall Kasamit. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do të ketë dy komisione. Sipas Rregullores opozitës i takon Komisioni anketues për liritë dhe të drejtat e njeriut ndërsa koalicioni opozitar pretendon edhe për njërin nga komisionet si Arsimin, Shëndetësinë ose Kulturën. Në parim 21 komisionet parlamentare ndahen 60 me 40 për qind në favor të pushtetit. Në këtë përbërje 8 komisione do t?i ketë LSDM-ja, po aq edhe VMRO-DPMNE. Me tre komisione do të udhëheq BDI dhe me dy komisione koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Partitë shqiptare në Kuvend do të udhëheqin 6 komisione, apo 30 për qind të trupave punues. Deri në formimin e tyre, Kuvendi nuk mund të debaton dhe miraton ligje.

Adrian Kerimi

Share This Video


Download

  
Report form