TIRANË - Menjëherë pas raportimit të gazetarëve të emisionit Urbanika në A1 Report instancat shtetërore janë vënë në lëvizje në lidhje me rastin e 3-vjeçarit të sëmurë me Sida. Pas apelit të gjyshes 64-vjeçare në emisioni Urbanika në A1 Report për djalin e vogël nga Vlora, Drejtoresha e Shërbimit Social në Vlorë, Ines Stasa ka shkuar që në mbrëmje në shtëpinë e të sëmurit. Në një intervistë pas kësaj ajo u shpreh se instancat e shërbimit social do ta ndihmojnë djalin e sëmurë.
"Djalin do ta cojme në një qendër në Durrës për tu kuruar. Këtë gjë na e miratoj edhe gjyshja e tij", ka thënë Stasa për A1 Report.