A1 Report - Fier, Reiffeisen dhuron aparatura per spitalin, sherbimi me modern

Report TV 2015-08-22

Views 0

FIER - Laboratori i analizave në spitalin rajonal të Fierit tashmë do të ofrojë shërbim më të specializuar për pacientet.

Kjo falë një sponsorizimi prej 16 mijë eurosh të Bankës Raifazen, që ka bërë të mundur blerjen e një sërë aparaturash spitalore që janë një domosdoshmëri në laboratorin e analizave.

Pajisjet e reja si rrorator gjaku, mikroskop, fotometër do bëjnë të mundur një shërbim më të kualifikluar për pacientët, ndërsa drejtoresha e spitalit Fier, Antoneta Dhima, shprehet se laboratori i analizave është një ndër sektorët që përballet me fluks të lartë pacientësh dhe ardhja e këtyre aparaturave, do jetë një ndihmë e madhe për bluzat e bardha.

"Në bazë të statistikave që ne kemi, për vitin 2012 pranë laboratorit janë bërë gati 200 mijë analiza në vitin 2012, ndërsa në vitin 2013 janë kryer rreth 220 mijë analiza. Vetëm për tre mujorin e parë të këtij viti janë kryer rreth 75 mijë analiza. Me ofrimin e këtij sponsorizimi mendojmë që do të përmirësohet jo vetëm cilësia por do të rritet edhe numri i personave të cilët do të bëjnë analizat pranë poliklinikës së qytetit duke mos patur kosto shtesë në ambiente të tjera." u shpreh Antoneta Dhima.

Të pranishëm në ceremoninë e përurimit të këtyre aparaturave ishin edhe drejtues qëndror dhe rajonal të bankës Raifazien, të cilët premtuan se ky nuk do jetë investimi I fundit në këtë spital.

Share This Video


Download

  
Report form