Teksa televizioni "A1 Report" po raportonte mbi rrjedhjen e gazit te Xhamlliku u bë dëshmitar ekskluziv i arrestimit të një shtetasi Teksa policia dhe zjarrfikëset kanë tentuar të mbajnë nën kontroll situatën e rrjedhjes së gazit, një arrestim është kryer nga forcat e komisariatit nr 4. Në prangat e policisë ka rënë shtetasi Artiol Çelmeta, 19 vjeç, i cili njihej si një person problematik dhe qëllonte shpeshherë me armë. Informacionet i kanë mbërritur shefit të Komisariatit numër 4, i cili ka organizuar forcat policore të këtij komisariati, duke kryer fillimisht kontroll në banesën e tij dhe më pas duke mundësuar arrestimin në flagrancë. 19-vjeçarit Artiol Çelmeta i është kapur edhe një automatik, ndërsa është dërguar në qelitë e komisariatit.