A1 Report - Sherri për një vijë uji në Berat vritet 28-vjeçari nga Lushnja

Report TV 2015-08-31

Views 26

BERAT-Sherri për një vijë uji është bërë shkaku i vdekjes së një 28 vjeçari nga qyteti i Lushnjes mëngjesin e sotëm në fshatin Lybesh të Beratit. Viktima është qëlluar me armë nga 34 vjeçari Fatmir Bregu i cili pas krimit është larguar nga vendngjarja .Pas disa orësh policia ka bërë mundur vendodhjen e tij dhe e ka rrethuar duke e bindur të dorëzohet.

Ora 12:18 Policia ka arritur të lokalizojë dhe të rrethojë zonën ku qëndron i fshehur autori i vrasjes së 28 vjeçarit Fatmir Bregu. Policia e Beratit dhe forcat Renea ndodhen në ne zonen Lybesh dhe Fush Peshtan dhe po negociojnë në telefon me autorin me qëllim dorëzimin e tij.Sipas njoftimit të bluve të Beratit deri më tani ai nuk ka pranuar dhe nuk është bindur të dorëzohet duke kërcënuar se do të vetëvritet. Ndërkohë po mbahet në rrethim nga policia e cila po vijon ende negociatat me të.

Ngjarja
Një 28 vjeçar nga Lushnja është vrarë me armë zjarri mengjesin e së henës në fshatin Lybesh të Beratit. Namik Gjoka banues në Lushnje ka shkuar në fshatin e tij të lindjes për të parë pronat.

Në këtë moment pranë tij është afruar 34 vjecari Fatmir Bregu nga po i njëjti fshat. Mësohet se dy të rijntë kanë nisur një konflikt për çështjen e ujit që u shërben për ujitjen e tokave bujqësore.

Konflikti ka agravuar mes palëve dhe në këtë moment, Fatmir Gjika, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të 28 vjecarit.Ky i fundit ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa autori ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes.

Vrasja ka ndodhur pranë lokalit të fshatit dhe policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për të zbardhur rrethanat e plota të saj. Efektivat e komisaritit të policisë Berat po punojnë për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Share This Video


Download

  
Report form