Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas disa orë negociatash është finalizuar me sukses aksioni për kapjen e Fatmir Bregut, autori i dyshuar i vrasjes së Namik Gjikës, 28-vjeçarit me origjinë nga Lybeshi i Poliçanit, me banim në Lushnje.
34-vjeçari ishte lokalizuar në Fushë-Peshtan, një fshat në të njëjtën zonë ku ndodhi krimi i rëndë.
Fatmir Bregu ka mbajtur larg blutë për orë të tëra, pasi qëllonte në ajër me armën automatike me të cilën dyshohet se kreu edhe krimin, ndërkohë që kërcënonte edhe se do vetëvritej nëse ngushtohej rrethimi.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/sherr-per-vijen-e-ujit-vritet-ne-berat-28-vjecari/