A1 Report - Minatorët ndërpresin grevën e urisë, marrëveshje me qeverinë

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE- Minatorët e zonës D në Bulqizë ndërprenë sot grevën e urisë, pas arritjes së një marrëveshjeje me qeverinë.

Zv/ministri i Energjisë, Ilir Bejtja shkoi sot në Bulqizë për të zhvilluar një takim me minatorët grevistë të cilët prej 3 ditësh vijonin grevën e urisë në garderobën e galerisë së minierës në zonën D.

Së bashku me kreun e sindikatave, Kol Nikolla dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Minierave ata zhvilluan negociata me grevistët pa praninë e medias.

Disa orë më pas u mësua se është nënshkruar një aktmarrëveshje me zv ministrin e Energjitikës Ilir Bejtja me përfaqësues të sindikatës së minatorëve.

Kjo aktmarrëveshje parashikon që minatorët e zonës D tu paguhen detyrimet e pashlyera prej 1 muaj nga kompania, t'u paguhen sigurimet shëndetësore dhe ato shoqërore, si dhe të paguhen normalisht për aq kohë sa në galeri të plotësohen të gjitha kushtet teknike të punës.

Më pas, sipas kësaj aktmarrëveshje, pas plotësimit të kushteve teknike, minatorët do të rikthehen sërish në punë me më shumë siguri për jetën.

Zv/ministri i energjitikës, Ilir Bejtja theksoi se këto masa janë ndërmarrë për arsye se qeveria ka në plan të parë sigurinë e jetës së njeriut.

51 minatorë hynë në grevë urie 3 ditë më parë, për shkak se policia private e kompanisë koncesionare "Turalb" nuk i lejoi të punonin, pa u dhënë asnjë shpjegim për këtë ndërprerje. Pak kohë më parë, ministria e Energjetikës bllokoi licencën e kompanisë "Albchrom" për zonën D pasi nuk plotëson kushtet teknike, madje dy ditë më parë ministri Gjiknuri i ka lënë kohë firmës 10 ditë afat që të plotësojë kriteret teknike, në të kundërt licenca do të pezullohet.

Korrespondenti ynë në Bulqizë Daniel Shehu informon herët në mëngjes se 4 minatorë kishin pasur probleme shëndetësore dhe ishin nën kujdesin e mjekëve.

Share This Video


Download

  
Report form