A1 Report - Rezoluten per statusin, Basha: Asnje marreveshje me qeverine

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE - Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas një dreke me ambasadorët e BE u shpreh në një prononcim për mediat se akoma nuk është arritur një marrëveshje me mazhorancën për miratimin e rezolutës së përbashkët për në BE.

Sipas Bashës, Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat, ndërsa e cilësoi përgjigjen e mazhorancës ndaj draftit të opozitës me një draft tjetër si absurd dhe të paligjshëm.

"Edhe një herë përsëris se Shqipëria dhe shqiptarët e meritojnë statusin. Takimin me ambasadorët e konsidroj si një etapë të përmbyllur me sukses. Ndaj nxitëm anëtarët për një përgjigje pozitive për statusion, duke e ndarë nga stoku i problemeve që mazhoranca ka krijuar me sulmin ndaj institucioneve të pavarura për të cilat opozita nuk mund të heshtë dhe do ti bëjmë të ditura sa herë të na jepet hapësira. Duhej bërë përpjekje që rezoluta të miratohej. Për 3 javë nuk u bë asnjë hap nga mazhoranca. Draftit tonë të fundit papritur mazhoranca iu përgjigj me një draft tjetër, çka ishte e pakuptueshme, por nga ne ka një vullnet për ta zgjidhur këtë çështje. Rrëzimi i kërkesës sonë nga ana e mazhorancës është absurd dhe i paligjshëm." u shpreh Kreu i PD.

Ndërkohë gjatë fjalës së tij Basha u ndal edhe tek akuzat e ngritura të opozitës për përdorim të infrastrukturës së Forcave të Armatosura për trafik të lëndëve narkotike, duke thënë se opozita kërkon përgjigje nga qeveria nëse kanë ose jo dijeni për një fakt të tillë.

"Ne kemi kërkuar të shprehen mbi një çështje nëse kanë ose jo dijeni për përdorimin e FA në trafikun e lëndëve narkotike. Heshtja vetëm sa shton peshën dhe barrën e dyshimit. Nuk e ndihmon as taktika e vjetër e dalë boje e hapjes së çështjeve të tjera me shpresën se kjo çështje do të harrohet nga opinion publik. Ne nuk tërhiqemi nga kërkesa për transparencë deri në zbardhjen e kësaj ngjarje." tha Basha.

Share This Video


Download

  
Report form