A1 Report - Nata e Bardhë nëpër botë, origjina dhe qytetet ku festohet

Report TV 2015-08-21

Views 3

Nata e Bardhë nuk është një risi që festohet vetëm në Shqipëri. Por bëhet fjalë për festivale kulturore që zgjasin gjatë gjithë natës e që mbahen në shumë qytete të botës, kryesisht në verë. Nata e Bardhë e ka origjinën në Shën Petersburg të Rusisë dhe ka marrë emrin nga solstici veror në qershor, ku në disa zona dielli perëndon vonë, agon herët dhe errësira nuk është kurrë e plotë.

Në Shën Petërsburg gjatë kësaj periudhe dielli nuk perëndon deri në orën 10 të mbremjes dhe muzgu zgjat thuajse gjatë gjithë natës. Festivali i Natës së Bardhë në qytetin rus është i famshëm për fishekzjarret spektakolare dhe shfaqjeve të të rinjve që kremtojnë edhe përfundimin e vitit shkollor.

Paris Nuit Blanche
Qyteti i parë jashtë Rusisë që vendosi të organizojë një Natë të Bardhë ishte Parisi, kryeqyteti i Francës, i cili organizon festivalin e famshëm Nuit Blanche që prej vitit 2001, i inicuar nga kryebashkiaku Bertrand Delanoë. shumë qytete të tjera europiane pasuan më vonë këtë traditë. Notte Bianca
Në vitin 2005 La Notte Bianca u mbajt për herë të parë në mes të shtatorit me yje të kinematografisë si Roberto Benigni. më vonë iniciativa të ngjashme pati edhe në qytete të tjera si Napoli, Torino dhe Xhenova.

Britani
Ndërkaq në Britaninë e Madhe, këto festivale quhen Light night, nata e ndriçuar dhe nisi fillimisht në Leeds, po në vitin 2005 si pjesë e një festivali kulturor mbarë rajonal. Ndër aktivitetet që zhvillohen janë muzikë klasike në kullën e orës së bashkisë, një tur nëpër disa prej monumenteve më të rëndësishme e madje edhe një kërkim thesari. Një vit më pas disa qytete të tjera pasuan traditën përfshirë këtu Birmingamin, dhe në 2009-ën evenimenti ishte përhapur edhe në Belfast, Liverpool, Nottingham, dhe Brighton.
Tel Aviv
Ndërkaq nata e bardhë e para në Tel Aviv, u mbajt në vitin 2003 për të shënuar edhe çmimin e dhënë nga UNESCO për statusin e trashëgimisë botërore, për atë që u quajt Qyteti i Bardhë, koleksioni prej 4 mijë ndërtesash të ndërtuar në vitet 1930 nga arkitektët hebrenj gjermanë. Kështu reputacioni i Tel Avivit si qytet festiv e bëri festivalin një eveniment të përvitshëm.

Share This Video


Download

  
Report form