A1 Report - Qente ne Buenos Aires vishen bardhe e blu, ne pritje te Kupes se Botes

Report TV 2015-08-22

Views 0

BUENOS AJRES- Të gjithë janë në pritje të fillimit të Kupës së Botës nga e cila na ndajnë vetëm pak ditë, dhe duket se të gjithë janë çmendur pas këtij evenimenti kaq të rëndësishëm. Një dyqan i zonës së Buenos Aires i është përkushtuar krijimit të një linje veshjesh për qentë me ngjyrat e skuadrës Argjentinase, bardhë e blu.

Këtë linjë e krijuan stilistët e një dyqani për kafshët të quajtur 'Amores Perros' në mbështetje të skuadrës së tyre me sloganin 'Let's go Argentina', ku përveç të gjithë aksesorëve të nevojshëm kanë krijuar dhe bluza me numrin #10 për yllin e futbollit Lionel Messi.

Pronarja e butikut Karen Reichardt rrëfen sesi edhe ata u kapën nga ethet e Kupës së Botës me krijimin e kësaj linje në mbështetje të skuadrës së tyre kombëtare në turin që zhvillohet në vendin fqinj, Brazil. Ajo shprehet se marka e tyre mbulon gjithnjë evente kryesore si Shën Valentini, Halloween apo Krishtlindjen ndaj natyrisht do të mbulonin dhe Kupën e Botës si një vend shumë sportdashësh që janë. Për më tepër ajo tregon se fillimisht kjo ide erdhi për shkak të kërkesave të shumta nga pronarët e kafshëve që donin t'i vishnin edhe ata si tifozë të Argjentinës.
Ndërsa kjo kliente, Silvana, po sigurohet që të dy këlyshët e saj Lola dhe Lula të vishen me ngjyrat e skuadrës së tyre dhe shprehet se është shumë e lumtur që do t'i bëjë dhe ata pjesë të këtij evenimenti.

Pronarja e butikut shtoi se kjo markë nuk do të kufizohet për shitje vetëm brenda vendin por dhe jashtë tij për këdo që është tifoz i Argjentinës apo dhe skuadrave të tjera si Gjermania, Australia etj.

Kështu që Argjentina ndoshta do të dëgjojë shumë lehje, ndoshta dhe ulërima entuziaste kur të luajë në ndeshjen e parë kundër Bosnje-Hercegovinës më 15 qershor në Brazil.

Share This Video


Download

  
Report form