A1 Report - "Caxirola" e Brazilit, zhurmuesi që s'lejohet në stadiumet e Kupës së Botës

Report TV 2015-08-22

Views 1

Caxirola e Brazilit, një sferë e mbushur me instrumente plastike, supozohej se do të ishte muzika e Kupës së Botës 2014, por zhurmuesi shumëngjyrësh është ndaluar nga stadiumet e turneut. Ky objekt u krijua nga muzikanti i njohur brazilian Carlinhos Brown, si kundër përgjigje e vuvuzelës zhurmuese të Kampionatit Botëror të 2010-tës në Afrikë, i cili u shndërrua në një simbol jozyrtar të kampionatit. Për shkak të zhurmës së lartë që krijonte ai u ndalua në shumë prej ndeshjeve sportive.

Ndërsa "caxirola" braziliane pavarësisht se ishte "maskota" zyrtare e këtij botërori nuk është ndaluar për shkak të zhurmës, por për shkak se në një ndeshje miqësore tifozët e përdorën si mjet për të goditur trajnerët e ndeshjes.

FIFA gjithashtu ka ndaluar dhe fishekzjarret, ushqimet dhe pijet e marra nga jashtë stadiumit, bashkë me altoparlantët, vuvuzelën e famshme, flamujt dhe banerat më të mëdhenj se tre metra katrorë.

Pavarsisht se janë ndaluar, caxirolat janë në qarkullim në tregjet dhe dyqanet e Brazilit dhe tifozët thonë se ata janë simbol i këtij kampionati dhe padyshim që duhet të jenë në stadium për të mbështetur skuadrat e tyre kombëtare.

Presidentja Dilma Rousseff e mbështeti këtë projekt të iniciuar nga Brown, kur u prezantua në Brasilia në muajin prill të këtij viti me sloganin "të gjithë së bashku nën një ritëm".

Pavarësisht se ata nuk do të lejohen brenda në stadium, caxirolat do të dëgjohen gjithandej nëpër festat dhe grumbullimet e tifozëve gjatë gjithë zhvillimit të Kupës së Botës.

Share This Video


Download

  
Report form