A1 Report - Shamanët Peruanë parashikojnë Brazilin si fitues të Kupës së Botës

Report TV 2015-08-22

Views 8

Një grup shamanësh (predikues ritualesh shpirtërore, të vetë quajtur mjekë popullorë) në Peru kryen një ritual duke përdorur kafka dhe petale lulesh jashtë stadiumit të Limas, ku parashikuan se Brazili do të arrinte fitoren e gjashtë të Kupës së Botës në një finale të madhe me skuadrën fqinje të Argjentinës.

Të veshur me kostumet e veçanta dhe duke përdorur ritualet e tyre tradicionale, shamanët e tre krahinave Peruane, realizuan lidhjen shpirtërore me zotat antikë të Inkasve ku u konsultuan me shpirtrat për parashikimet e turneut të futbollit.

Njëri prej tyre, që pretendon se është shërues, i quajtur Vëlla Teo tha se në këtë turne do të jetë Brazili ai që do ta ngrejë trofeun e Kupës së Botës, pavarësisht vështirësive ku do të përballet me skuadra dhe konkurrentë të fortë, do të shpallet në fund fitues i këtij kompeticioni.

Gjatë ritualit u përfshinë dhe foto të idhujve të futbollit si Neymar apo Christiano Ronaldo ndër shumë figura të tjera të rëndësishme të futbollit.

Një tjetër shërues, Juan Osco, i njohur si shamani i Andeve deklaron se brazilianët nuk kanë përse të shqetësohen pasi ata komunikuan me zotat e tyre dhe fitues do të shpallet Brazili, duke bërë që Kupa e Botës të qëndrojë në Amerikën Latine.

Tre kafkat e vendosura rreth topit të Kupës së Botës 2014, përfaqësojnë jetën, shëndetin dhe forcën për lojtarët që do të luajnë për këtë trofe.
Shamanët bëjnë shpesh parashikime rreth situatave politike apo pritshmërive për vitet ardhshme. Kupa e Botës do të nisë të enjten, më 12 qershor në Corinthians Arena në San Paulo.

Share This Video


Download

  
Report form