A1 Report - Shenasi Rama: PD organizatë kriminale e pareformueshme

Report TV 2015-08-21

Views 9

Deri më tani Berisha vijon të qëndrojë violinë e parë në PD, pavarësisht se në krye të partisë është Lulzim Basha. Do të ketë progres PD me këtë drejtim dyshe...?
Kryetari i vërtetë është Saliu. Figurativisht, Lulzim Basha është më i gjati në kryesinë e PD-së prandaj I qëndron koka mbi të tjerët, mirëpo në krye të partisë është Familja Berisha, d.m.th., Sali Berisha, i biri, e bija dhe të tjerët.

Kishte një debat të fortë për armët kimike siriane që kërkohej nga SHBA të vinin në Shqipëri. Si e konsideroni vendimin e Ramës për të thënë "Jo"?
Ende nuk është bërë e qartë sepse tha një herë po e mandej jo, kush i organizoi protestat dhe kush përfitoi në këtë lojë, si me bazën e PD-së ashtu edhe në marrëdhëniet ndërmjet fuqive të mëdha. Pavarësisht tymceve të propagandës mediatike, Edi Rama ka humbur shumë si ne besueshmëri ashtu edhe në mundësitë që ka. Shteti shqiptar dihet që është një shtet ku nuk ka shtet dhe shtetarë. Por askush nuk ka fituar këtu, të gjithë janë të humbur.

Mendoni se PS duke kundërshtuar kërkesën e partnerit kryesor SHBA ka humbur një shans?
Edhe brenda PS-së ka shumë që mendojnë se partnerë kryesorë janë edhe BE e bile, edhe vende të caktuara. PS ka njerëz që kanë përvojë qeverisëse, si në këtë sistem ashtu edhe në atë që kaluam kështu që ata që luajtën këto karta i kanë bërë mirë llogaritë.

PO qëndrimin zyrtar te PD kundër armëve kimike, të interpretuara si qëndrim antiamerikan, ndërkohë që Basha kishte dhënë Ok në parim, e zgjat qëndrimin er PD në opozitë dhe më tej?
Njëlloj janë, nuk kanë shumë dallim. Vetëm se këta nuk i kanë lidhjet e vjetra aq të forta dhe nuk sillen me aq rafinesë. Këta të buzëqeshin dhe ndërrojnë mendjen tamam kur të kanë thënë po.

Si e konsideroni qeverisjen e Ramës parë nga këndvështrimi juaj i paanshëm dhe nga jashtë dhe mendoni se është në gjendje Basha ta konkurrojë në përballjen për ardhjen në pushtet?
Realisht, Lulzim Basha është i mbaruar politikisht dhe do të mbesë në lojë vetëm nëse don Ilir Meta. PËr këtë e zgjodhi edhe Saliu; jap o I mbaron mandati dhe ku do të shkojë? Ilir Meta është figura qëndrore në politikën shqiptare. Kush don te merret me politikë në shtetin shqiptar duhet të merret me Ilir Metën sepse shumë shpejt politika do të behet ose me Ilirin ose kundër Ilirit.

Share This Video


Download

  
Report form