Ambasadori i Gjermanisë Hellmut Hoffmann thotë se krijimi i një administrate profesionale është strategjike dhe shpreh besimin se qeveria e re do të luftojë në korrupsionin.
"Strategjike është krijimi i një administrate profesionale që të garantojë realizimin e detyrave. Përshëndesim angazhimin në luftën kundër korrupsionit dhe kemi besimin se në këtë drejtim është futur një frymë e re."- tha ambasadori Hoffman sot në kryeministri.
Në godinën e kryeministrisë u zhvilluan sot paradite konsultimet qeveritare rreth politikave për zhvillim në vijim të formësimit të mëtejshëm të Bashkëpunimit Ekonomik mes Gjermanisë dhe Shqipërisë:
Duke prezantuar qëllimin e qeverisë për krijimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe punëdhënëse Peleshi tha se Gjermania është donatori më i madh në bashkëpunimet dy palëshe.