VORE- Një automjet ka shpërthyer me eksploziv në Vorë. Si pasojë e shpërthimit të automjetit mësohet se ka humbur jetën 30-vjeçari Baki Xhabafti, banues në Selitë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, ndërsa automjeti tip "Renault", ka shpërthyer para bashkisë së Vorës në momentin që drejtuesi i mjetit Baki Xhabafti hipi në makinë.
Viktima dyshohet se është punonjës i bashkisë së Vorës, por ky fakt nuk është konfirmuar ende.
Makina e shpërthyer është përfshirë nga flakët dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve për të neutralizuar flakët.
Ndërkaq në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe një Prokuror i Krimeve të rënda. Një nga pistat e hetimit është edhe hakmarrja.
Ndërkaq, dyshohet se kanë mbetur të plagosur edhe 2 persona të tjerë, që po kalonin rastësisht.
Sipas policisë dyshohet se eksplozivi mund të ishte vendosur në rrjetin elektrik të mjetit, por nuk dyshohet as telekomandimi. Ndërkaq, sipas hetimeve paraprake rezulton se lënda eksplozive ishte vendosur në pjesën e poshtme të mjetit.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e pltoë të rrethanave të ngjarjes.