Mehmeti: BDI nuk do të mbështesë ligjet e mediave

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Ligji i mediave në duart e BDI-së. Kreu i Kuvendit nuk do ti vendosë në procedurë parlamentare propozim ligjet për media derisa nuk merr garanci nga partneri i koalicionit, gjegjësisht BDI-ja. Nga partia e Ahmetit shprehen se kundërshtimi i tyre për ligjet në fjalë, flet mjaft për qëndrimin konsekuent dhe pro-evropian të BDI-së. Ndryshe seanca në rend dite të së cilës ishin edhe ligjet për media është ndërprerë pikërisht në momentin kur duhej të filloj debati rreth tyre.

"Çështjet për të cilat ka biseduar apo për të cilat ka elaboruar zoti Hovit janë marrë dhe merren me seriozitet nga ana e BDI-së. Mjafton të përkujtomë opinionin se mospajtimi jonë lidhur me ligjin për mediat në fakt është duke bllokuar miratimin e këtij ligji në parlament. Dhe mendoj se ky është një moment pozitiv të cilin opinioni duet ditur dhe duhet përshëndetur si një qëndrim politik, konsekuent dhe pro-evropian i BDI-së", tha Ermira mehmeti, BDI.

Nga ana tjetër, opozita shqiptare sot ka bërë fajtorë kryesor integristët për ngecjet në procesit euro-integrues të vendit. Sipas PDSH-së, ofensiva diplomatike e Ahmetit ishte vetëm për foto sesione. Por, nga BDI-ja u përgjigjën duke theksuar se Ahmeti në metropolet evropiane ishte si lider i të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë.

"Duke i ikur llogaridhënies për punët, hallet dhe dertet e shqiptarëve këtu i vendosën vetes prioritete tjera, në thonjëza euro-integrimet. Fare pa e ditur se çka do të thonë euro-integrimet. Njëri mendoj se me eskurzione në disa vende të Evropës dhe të fotografohet të Kulla e Parisit e ke kryer punën për në Evropë. A tjetri Fatmir Besimi mendoj se ashtu siç bën servilizëm këtu në Maqedoni, edhe me servilizëm mund të shkohet në Evropë. Hoviti tre ditë radhazi thotë se këtë herë Maqedonia ka probleme serioze me përmbushjen e kritereve bazë të Kopenhagës, që kanë të bëjnë me demokracinë, sundimin e të drejtës, të drejtat e njeriut dhe respektimin dhe mbrojtjen e pakicave si dhe bashkëpunimi rajonal", u shpreh Bekim Fazliu, PDSH.

"Zoti Ahmeti ka qenë në këto kryeqendra si lider i të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë, ai nuk ka shprehur atje shqetësimin dhe brengosjen e BDI-së lidhur me ngecjen e procesit integrues. Por përkundrazi ka shprehur shqetësimin dhe brengosjen e të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë dhe shqetësimet e rajonit lidhur me ngecjen e Maqedonisë në procesin euro-integrues. Dhe në instancë të fundit është lideri i parë politik shqiptarë nga Maqedonia i cili pritet dhe pranohet në nivelet më të larta politike, qoftë në Bruksel, qoftë në Uashington, Paris apo Holandë dhe qendrat tjera të Evropës", deklaroi Ermira Mehemti, BDI.

Ndyshe, raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Riçard Hovit në fund të vizitës në Maqedoni i rekomandoi qeverisë për mbushjen e tri kritereve deri në samitin e BE-së në dhjetor, sundimin e së drejtës, vendosjen e dialogut politike mes pozitës dhe opozitë, konkretisht zbatimin e marrëveshjes së marsit si dhe respektimin e lirisë së mediave. ...

Share This Video


Download

  
Report form