Selmani: Nuk do heshtim asnjëherë për 'Ligjet e mediave'

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

"Detyra ime si kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, është të përmirësojë situatën, dhe jo të qahem dhe t'i shmangem çështjes". Kështu theksoi sot Naser Selmani, në intervistën 15 minutëshe në ASLAT, të cilën, do të mund ta ndiqni të plotë në orën 22:40. Për çështjen në dilemë, ku ende nuk kemi pajtim me qeverinë, lidhur me ligjet e medias, do të vazhdoj të luftojë me të njëjtën forcë, theksoi Selmani.

"Nëse njerëzit mendojnë se duke qëndruar anash do t'i zgjidhin problemet, gënjejnë veten. Përgjegjësia ime si kryetar i Shoqatës është t'i përmirësoj gjërat, e jo të ankohem, të qëndroj anash, të fshihem të them se punët janë të vështira, e qeveria është fajtore për to. Po, qeveria është fajtore, por unë nuk do hamendem të marrë përgjegjësinë t'i përmirësoj gjërat. Ndërsa pjesa tjetër e vërejtjeve që qeveria nuk i pranon, do vazhdoj të luftoj me vrullin e njëjtë, siç luftonim deri tani", deklaroi Naser Selmani, kryetar i SHGM-së. Alsat-M

Share This Video


Download

  
Report form