Thaçi kërkon nga BDI-ja të mbështesë Selën

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi mbrëmë në Strugë ka kërkuar nga BDI-ja që të tërheq kandidatin e saj për Strugën, dhe u shpreh se subjekti politik i Ahmetit ka nënçmuar përkrahjen e PDSH-së në Kërçovë dhe nuk ka pranuar të përkrahë kandidatin e tyre në Strugë . Ndryshe nga kjo partitë maqedonase VMRO DPMNE dhe LSDM kanë dal me një kandidatë dhe listë të përbashkët për këshilltarë komunash, në Kërçovë dhe Strugë.

"BDI-ja nuk e respekton, nuk e vlerëson, por e nënçmon tërheqjen tonë prej Kërçove, ata nuk kanë reflektim moral për shkak se, definitivshit duhet ta tërheqin kandidatin e tyre prej Struge. Ju e dini se unë e njoh shumë mirë aspektin elektoral këtu,ata po duan që ta zvogëlojnë rrezikun që në Strugë mund të fitoj në raundin e parë kandidati maqedonas,mund të fitoj, mirëpo jam i bindur se gjithë shqiptaret e Strugës do të votojnë vetëm për Ziadin Selën dhe ai do të fitoj raundin e parë", deklaroi Menduh Thaçi, kryetarë i PDSH-së.

Ndryshe ditë më parë kandidatët shqiptarë për Strugën Ziadin Sela i PDSH-së dhe Arben Llabenishti i BDI-së shtrënguan duart dhe dhanë garanci se do të bashkëpunojnë në raundin e dytë, madje duke zhvilluar fushatë të përbashkët për kandidatin i cili do të ketë një votë më shumë. Për shkak të numrit më të madh të kandidatëve për kryetar komune në Strugë me siguri rrethi i dytë e përcakton fituesin edhe pse në raundin e parë do të dihet kush do ta ketë shumicën në këshillin komunal . Ndërkaq në Kërçovë fituesi edhe i këshillit edhe kreut të komunës do të dihet që në raundin e parë 24 mars pasi që aty garojnë Fatmir Dehari i BDI-së dhe Bllagoja Despotovski i VMRO DPMNE-së. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form