BDI-ja kërkon zgjedhje të parkohshme, nuk merrë pjesë në zgjedhjet presidenciale

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

BDI-ja vendosi. Kerkojne zgjedhje te parkohshme incijativa per shperberjen e parlamentit dorezohet neser. Partia e AHmetit gjithashtuvendosi te mos mer pjes ne zgjedhjet presidencjale dhe i beri thirrje shqiptareve te mos votojne per asnnje nga kandidatet per president. Vendimin e publikoi sekretari i pergjithshem i partise Abdilhaqim Ademi i cili ne fudn te pres konferences tha: " NE JEMI GATI ".

Në vazhdim sjellim fjalimin e plotë të sekretarit të përgjitshëm të BDI-së, Abdilaqim Ademi


Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhje të jashtëzakonshme të Kryesisë Qendrore, me të vetmen pikë të rendit të ditës, shqyrtimin e situatës aktuale politike pas mospranimit të ofertës së BDI që vendi të ketë Presidentin e parë konsenzual:

Pas analizave të gjithanshme të situatës dhe pas elaborimit të gjerë në opinion në lidhje me mundësinë e pasjes së kandidatit konsenzual, veçanërisht pas mosgatishmërisë për pranimin e ofertës sonë, BDI vendosi:

1.Të mos garojë me kandidat të saj në zgjedhjet Presidenciale, t`i ftojë shqiptarët të mos përkrahin asnjërin nga kandidatët me çka do i jepnin legjitimitet të rrejshëm Kryetarit të ardhshëm të vendit, njëkohësisht BDI vendosi që të bëjë fushatë aktive, ku do të promovojë idenë dhe konceptin për Presidentin konsenzual deri në realizimin përfundimtar të saj.

2.Grupi parlamentar i BDI-së të dorëzojë në Kuvend iniciativë për shpërndarjen e kësaj legjislature, dhe

3.Të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare.

BDI vlerëson se Maqedonisë si vend me demokraci në zhvillim i nevojitet vendimmarrje me konsultime më të gjëra dhe gjithëpërfshirëse, dialog më thelbësor për temat me rëndësi të vaçant, por edhe konsenzus politik dhe etnik. Këto parime janë edhe pjesë e Marrëveshjes së Ohrit, dhe sistemit politiko-juridik që doli pas implementimit të kësaj Marrëveshjeje. Andaj konsiderojmë se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme Parlamentare do të krijonte hapësirë për marrëveshje të re për bashkëqeverisje në të cilën do të hapen tema në interes të qytetarëve dhe vendit.
Bashkimi Demokratik për Integrim fton të gjithë Grupet Parlamentare që t`i bashkëngjiten kësaj iniciative dhe të përkrahin propozimin tonë për miratimin e vendimit për shpërndarjen e kësaj legjislature.

Gjithashtu BDI u bën thirrje të gjithë faktorëve politik, shtetëror dhe qytetarëve që të japin kontributin e tyre për të organizuar zgjedhje të lira dhe demokratike, për të dëshmuar që jemi të aftë dhe kemi kapacitete për organizimin e tyre.

Ne jemi GATI!

Share This Video


Download

  
Report form