A1 Report - Abuzimet me detyrën, Tahiri: Shkrihet Antikrimi Ekonomik

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE - Seksioni i Antikrimik Ekonomik e Financiar do të shkrihet, ndërsa të gjtihë efektivët do t'i nështrohen hetimit për të evidentuar rastet ku ka pasur shkelje të ligjit. Kështu u shpreh Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në një konferencë për shtyp. Sipas ministrit, zhvillimi i operacionit të dy ditëve të fundit kundër pikave të paligjshme të lojërave të fatit ka evidetuar përfshirjen e disa efektivëve në raste korruptive.

Ministri Tahiri tha se hetimi i të gjithë efektivëve do të konsistojë në disa hapa, përfshirë edhe deklarimin dhe verifikimin e pasurisë. Pas këtij hetimi, ministri tha se ata efektivë që nuk rezultojnë të përfshirë në krime ekonomike do të rikthehen menjëherë në detyrë, ndërsa ata efektivë që kanë kryer abuzime do të përjashtohen nga detyra, ndërsa do të ndiqen edhe penalisht.

Share This Video


Download

  
Report form