Raporti i KE që pritet të publikohet javën e ardhshme do të jetë negativ duke pas parasysh ngjarjet e periudhës së kaluar si 24 dhjetorin, ligjet për mediat, kontestin me emrin dhe të tjera. Kështu kanë komentuar profesorët universitar Alajdin Demiri dhe Ymer Ismaili në emisionin e mbrëmshëm 'Rruga drejt.." në Alsat. Sipas tyre, edhe ky raport do të lexohet ashtu siç u pëlqen elitave politike ndërsa problemet do të mbesin edhe më tej të pazgjidhura. Sa i përket kontestit të emrit, Demiri propozon që ky problem të zgjidhet në kuadër të BE.
"Koncepti i BE dhe negocimi në kuadër të BE, më duket këto janë përshtypjet e mia një komision neutral ku nuk do të ketë vetëm politikan se politikanët i ngatërrojnë punët, tash është koncepti pak më i thellë se politika, është kontest edhe i shkencës edhe i kulturës dhe civilizimit", tha Alajdin Demiri profesor universitar.
"Do të jetë një poezi politike diplomatike të cilën të gjithë do ta lexojnë ashtu siç ju pëlqen, pozita do të dal ia tani e shoh si shqiptarët dhe maqedonët të flasin për sukseset e tyre të mëdha ndërkohë opozita do të thotë për dështimet e tyre ndërsa ne që s'jemi as pozitë e as opozitë do themi në ndonjë emision debativ kështu dhe në fund problemi dhe çështja esenciale do të mbetet fatkeqësisht sepse gjithë kjo që po ndodh edhe me raportin që do të vij dhe që do të jetë pak a shumë kjo e paguajnë qytetarët e vendit tonë, elitat politike janë komod", tha Ymer Ismaili profesor universitar.
Bashkëbiseduesit polemizuan edhe rreth vizitës diplomatike të kreut të BDI në Evropë. Derisa Ismaili e çmoi lartë, Demiri e vlerësoi si turizëm diplomatik.
"Është për nevojat interne të partisë se ajo parti nesër duhet të thotë, ne së paku provuam mirëpo në vete ngërthen edhe një rrezik tjetër. Rreziku tjetër është se nëse ka sinjale pozitive se shefi Gruevski do t'i refuzoje dhe ka mundësi që marrëdhëniet mes shqiptareve dhe maqedonasve në këtë drejtim të acarohen mirëpo pa nevojë për arsye se shqiptarët janë sjell me një korrektësi maksimale", u shpreh Alajdin Demiri profesor universitar.
"Kjo që thua ti që zoti Ahmeti ka shkuar turist si reprezent i shqiptarëve të Maqedonisë atëherë ai do ngelet në korridoret e Brukselit nuk do të takoheshe me njerëzit e lartë të shtetit dhe politikës evropiane", tha Ymer Ismaili.
"Ta shpjegoj 'kur të vijë për Bajram dikush nuk mund t'ia mbyllsh derën, politesat politike flas për një politesë dhe për një njeri pa mandat që udhëhiqet edhe shëtit pa mandat pa ofertë", u shpreh Alajdin Demiri.
'Nuk është e vërtet se zoti Ahmeti nuk ka ofertë, zoti Ahmeti është i pari që ka një ofertë dhe që e ka thënë publike", tha Alajdin Demiri.
Në emisionin e mbrëmshëm nuk u anashkaluan edhe temat aktuale si tentativa për bashkimin e opozitës shqiptare dhe mundësia e realizimit të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Bashkëbiseduesit theksuan se zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të ndalohen për arsye se me to vetëm dëshirohet të blih...