Report TV - Ahmetaj: I ftuam donatorët, do të kenë të drejtë vote! Çdo prokurim do jetë i hapur

Report TV 2020-02-19

Views 0

I ftuar në Report Tv, ministri i shtetit për Rindërtimin, tha se i gjithë programi për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit, do t'i nënshtrohet të gjitha rregullave të auditimit. Do të jenë auditues të brendshëm, Kontrolli i Lartë i Shtetit, por edhe vetë donatorët. Ahmetaj zbuloi në Report Tv, se donatorët jo vetëm do të kenë mundësi të marrin pjesë në Komisionin Shtetëror të Ndërtimit, por do të kenë edhe të drejtë vote në vendimmarrje. Ndërkohë që çdo thirrje  për prokurorim ndërkombëtar do të jetë publike dhe transparente tha Ahmetaj.

"Mekanizmat e monitorimit do të jenë të panegociueshme. Ky është një program buxhetor dhe i nënshtrohet të gjitha rregullave të auditimit publik, nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, dhe nga donatorët dhe çdo program e projekt, dhe nëse vendosin i gjithë programi është i auditueshëm nga donatorët, kurdo ta kërkojnë. Mos harroni që janë gati 300 milionë euro janë para të dhuruara, nuk janë kredi, dhe i kanë marrë nga tatim paguesit e tyre dhe ne kemi detyrim që së bashku me ta të kemi në dritën e transparencës se ku shkon çdo cent.

Në Komisionin Shtetëror të Ndërtimit, është Këshilli i Ministrave që vendos zonat, alokimin e fondit, njësitë zbatues. Në atë komision (Shtetëror të Ndërtimit) ne kemi marrë vendim të ftojmë donatorët, të jenë në daç status votuesi, në daç vëzhguesi. Ky është një program që do të bëhet së bashku me donatorët.

Do kemi donatorët në çdo vendimmarrje. Çdo prokurim do jetë ndërkombëtar i hapur, në sytë e të gjithë qytetarëve dhe donatorëve. Sapo do të hapet një proces do lajmërohen të gjitha shoqatat e biznesit në Shqipëri, dhoma e tregtisë italiane, amerikane gjermane, ambasadat, dhe do të botohet në website. Do të ketë thirrje publike. Unë do komunikoj publikisht ku do them Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia e Tiranës në këtë datë hapin këtë procedurë ndërkombëtare, ju lutem të marrin pjesë sa më shumë kompani...", shpjegoi Ahmetaj.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS