Ahmetaj: Tenderët në dorë të Fondit Shqiptar të Zhvillimit! Donatorët të drejtë vote dhe auditi

Report TV 2020-02-19

Views 1

TIRANË - Në procesin e rindërtimit që pritet të zgjasë me vite, donatorët do të jenë pjesë e të gjithë rrugëtimit, jo vetëm si vëzhgues të shpërndarjes me transparencë të donacionev të mbledhura në Bruksel, por dhe me status vote. Ministri i Shtetit për rindërtimin, Arben Ahmetaj tha ekskluzivisht në Report Tv, se donatorët janë të ftuar në qeveria për të marrë pjesë në Komisionin Shtetëror të Ndërtimit me të drejtë vote, vendimet e të cilit më tej shkojnë për votim në Këshillin e Ministrave.

Një institucion i certifikuar ndër vite nga donatorët, siç është Fondi Shqiptar i Zhvillimit, do të jetë zbatuesi i të gjithë procesit, atij më të rëndësishmit, prokurimit publik ndërkombëtar për kompanitë shqiptare dhe të huaja që do të vihen në garë për rindërtimin. Ministri Ahmetaj tha se për zonën e Tiranës, njësia zbatuese është Bashkia e Tiranës. Nga 1.15 miliardë euro të mbledhura për Shqipërinë në Konferencën e Donatorëve "Së bashku për Shqipërinë" organizuar nga Komisioni Evropian në Bruksel, afro 300 milionë euro janë grante, ndërsa 850 milionë euro janë kredi të buta. Ministri Ahmetaj tha se kreditë do të shlyhen në rreth 30 vite nëpërmjet taksave të qytetarëve, me interesa në çdo rast nën 2.25 %, por që mund të arrijnë edhe në 1 % siç është interesi për shlyerjen e huasë nga banka islamike.

Nga kjo vlerë që Shqipëria mori në Bruksel, më e madhja dhënë për shtetet e prekura nga fatkeqësi natyrore, 700 milionë euro do të shkojnë për rindërtimin. Konkretisht, - tha Ahmetaj - rreth 300 milionë euro (që janë grantet e dhuruara në Bruksel) do të shkojnë për riparimin e shtëpive, ndërsa 400 milionë euro nga donacionte, do të shkojnë për rindërtimin nga e para të banesave që do të duhet të shemben. Dëmi i llogaritur për shtëpitë është 696 milionë euro.

Për donatorët, rindërtimi mund të zgjasë deri në 3 vjet - tha ministri Ahmetaj - ndërkohë që në konceptin e qeverisë shqiptare, rindërtimi mund të zgjas 2 vjte, "për shkak se ne kemi tjetër sens emergjence për qytetarët" - theksoi ministri i Shtetit për Rindërtimin.

Share This Video


Download

  
Report form